Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
“Qenke idiot ti, legen…”, debat me tone të ashpra mes Bardhit dhe Shabanit
Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi dhe Endri Shabani, drejtues i Nismës Thurje u përfshinë në një debat me tone të ashpra.
Të ftuar në emisionin “Open” në News24, mes tyre nuk kanë munguar as fyerjet, teksa Bardhi akuzoi Shabanin se ka përfituar fonde nga Edi Rama.
“Ke marrë 200 mijë euro, ke dy persona të punësuar, ju punëson Edi Rama, të ka punësuar si kryetar partie që të dalësh në studio dhe t’i shërbesh Edi Ramës. Nuk ke asnjë aktivit, s’ke asnjë anëtar, nuk përfaqëson askënd”, tha Bardhi, duke iu drejtuar Shabanit.
Në përgjigje, Shabani i tha Bardhit “qenke idiot ti, o shpifës çfarë fondesh më ka dhënë Edi Rama mua. Do të padis për shpifje dhe turp të kesh, legen. Unë kam marrë fondet nga KQZ, sikundër ke marrë edhe ti.
Por ti merr lekë edhe nga oligarkët, ndërsa unë i padis ata”.
“Cilin ke paditur ti? Një kalë të ngordhur si Ilir Beqaj”, i tha Bardhi-Shabanit.