Flash News

E-TJERA

Qeveria hap 'thesin', i jep KQZ-së 250 mln lekë për votën e emigrantëve

Qeveria hap 'thesin', i jep KQZ-së 250 mln lekë për

Qeveria ka hapur “thesin” e parave dhe i ka akorduar fondin që i duhen për t’u regjistruar online Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sa i takon votës së emigrantëve.

Kjo pasi akti normativ për rishikimin  e buxhetit për vitin 2024 parashikon një financim prej 250 mln lekësh për procesin e votës së diasporës për zgjedhjet e vitit 2025.

“Financim shtesë në masën 250 mln lekë për vitin 2024 për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe garantimin e implementimit në kohë të sistemit”, thuhet në aktin normativ të buxhetit të shtetit.

Sakaq, 10 shtatori, përcaktohet si afati i fundit për miratimin e rregullave për regjistrimin e emigrantëve dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve nga jashtë.

 

 

 

Të fundit