Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte, vdes 43-vjeçari në Roskovec

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte, vdes

Një 43-vjeçar ka humbur jetën teksa kryente punime në një banesë.

Mësohet se 43-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit.

Ndërkohë, është shoqëruar në komisariat pronari i banesës.

“Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

 

Të fundit