Flash News

E-TJERA

Ndryshime në qeveri/ Emërohet zv.ministri i Infrastrukturës, lirohet nga detyra prefekti i Kukësit

Ndryshime në qeveri/ Emërohet zv.ministri i Infrastrukturës,

Këshilli i Ministrave ka marrë sot një sërë vendimesh, ku mes tyre edhe shkarkime dhe emërime në detyrë.

Hantin Bonati është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkohë që është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit Zenel Kuçana, dhe në krye është emëruar Ali Hallaçi.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Të fundit