Flash News

E-TJERA

Rasti Salianji/ Manjani: Nuk ekziston një ligj penal për kallëzime publike

Rasti Salianji/ Manjani: Nuk ekziston një ligj penal për

Ish ministri dhe juristi Ylli Manjani ka komentuar dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji.

Duke folur në Syri tv, Manjani theksoi se ky është një rast i jashtëzakonshëm, i paprecedentë dhe që nuk i ngjan as rastit Berisha, asnjë rasti tjetër. Këtu, sipas Manjanit, ndëshkimi pa ligj, si në këtë rast, është forma më brutale e ndëshkimit të njerëzve.

'Çështja e Ervin Salianjit është një çështje që ka të bëjë më antikushtetueshërinë e thellë të shtetit shqiptar në çastin që flasim.

 

Ky është një rast i jashtëzakonshëm, i paprecedentë që nuk i ngjan as rastit Berisha, asnjë rasti tjetër. Këtu po flasim për dënim pa ligj,duhet kuptuar kjo gjë sepse kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në rastin e Salianjit.

Nuk ekziston një ligj penal që të dënojë njerëz për kallëzime publike, nuk ekziston termi legal kallëzim publik, nuk ka ligj për këtë gjë.

Është sajesë e bërë me shume sforco, në interpretim tërësisht të sforcuar nga trupa gjyqësore që janë marrë me këtë çështje.

Dua t’ju them me siguri absolute dhe me sigurinë që besoj e përfaqësojnë edhe të gjithë juristët mendjeshëndetshëm në këtë vend, ka edhe qokaxhinj, ka dhe matufë pafund, matufë që i kanë shërbyer regjimeve që nga koha e Enver Hoxhës.

Unë po ju them me bindje të plotë profesionale , dhe jo vetëm timen pot ë gjithë mendimit juridik të shëndetshëm në këtë vend edhe të të gjithë praktikave botërore mbi këtë çështje që ndalimi i dënimit pa ligj është thelbi i garancisë së shtetit juridik.

Ky është mesazhi i antishtetit ligjor, shteti ligjor nuk ekziston dhe nuk ka më kuptim nëqoftëse pranojmë që dënimi pa ligj është standart atëherë nuk na duhet më ligji. Është forma më brutale e ndëshkimit të njerëzve, ndëshkimi pa ligj.'- u shpreh Manjani.

Të fundit