Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
REL: Ngazëllim dhe pasiguri për shtetin e paralajmëruar bektashi në Tiranë

Nuk dinë shumë se si do të duket e as çfarë do të përfitojnë, por e mirëpresin nismën për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi në Tiranë. Ndjekës të kësaj lëvizjeje, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, thonë se është koha për një qendër të tillë fetare.
“Është një gjë e mrekullueshme. Nuk e dimë se si do të bëhet, por është një gjë shumë e mirë që bota ta njohë bektashizmin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zalo Qato, besimtar bektashi në qarkun e Beratit.
Për bektashiun nga Prishtina, Fetah Bakija, është po ashtu një lajm i gëzueshëm - jo vetëm për komunitetin, por edhe për shqiptarët në përgjithësi, thotë ai.
“Kurrë ne shqiptarët nuk kemi pasur një qendër fetare, ndërsa kemi qenë kontributdhënës për të gjitha fetë që ekzistojnë në botë”, thotë Bakija.
Lajmi se Shqipëria “planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj” mbërriti më 21 shtator në faqet e gazetës prestigjioze amerikane New York Times. Një ditë më vonë, më 22 shtator, nisma u bë publike nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë. Ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”, tha Rama në fjalimin e tij.
Entiteti sovran i Urdhrit Bektashi, sipas Ramës, do të ndërtohej brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë. Selia botërore e bektashinjve në Tiranë, e njohur si Kryegjyshata, tha përmes një deklarate për mediat se e mbështet nismën e Qeverisë që synon ta njohë “Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës, i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore”.
Duke theksuar se Urdhri Bektashi do të fitonte sovranitet të ngjashëm me Vatikanin - një qytet-shtet në Itali, ku është selia e Kishës Katolike Romake - Kryegjyshata tha se kjo lëvizje do t’i mundësonte Urdhrit Bektashi ta forconte rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në botë.
“Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, thuhet në deklaratë.
Duke folur për gazetën New York Times, Baba Mondi tha se shteti i ri nuk do të ketë ushtri, roje kufitare apo gjykata, por do të ketë një shërbim të vogël inteligjence, “sepse edhe ne kemi armiq”. Nisma e Ramës, megjithatë, hasi në kritikat e kundërshtarëve politikë. Në mesin e tyre, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se ajo vjen “për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga mashtrimet” dhe “qëndrimet antishqiptare të Qeverisë Rama”.
Kryeministri u përgjigj duke thënë se “kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë”, sepse është “në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar”.
“Të adresosh sot këtë çështje, do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë”, shkroi Rama në platformën X.
Aktualisht, në Shqipëri ka shumë pak informacione se si dhe kur do të krijohet ky shtet, apo kush do të marrë shtetësinë prej tij dhe çfarë do të përfitojë. Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë asnjë informacion nga Kryegjyshata në Tiranë, e as nga Gjyshata e Bektashianëve të Kosovës.
Udhëheqësi i kësaj të fundit, Rrauf Radoniqi, tha se nuk mund ta komentojë nismën, për shkak se ende nuk ka marrë ndonjë letër apo dokument zyrtar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, përmes së cilës do të sqarohej zyrtarisht kjo nismë.
Komuniteti Mysliman Shqiptar tha se "nisma e tillë mund të jetë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit" dhe siguroi përfaqësimin e të gjithë besimtarëve myslimanë, të cilitdo tarikat, "ashtu siç kemi bërë deri më sot".
Nga Bashkësia Islame e Kosovës nuk u deklaruan. Në shkrimin në X, as Rama nuk dha shumë hollësi.
“Nga ideja te jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar. Kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota”, shkroi ai.
I cituar nga New York Times, Rama tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin, ndërsa aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar. REL-i pyeti NATO-n, Departamentin amerikan të Shtetit dhe BE-në për këtë plan të Ramës, por nuk mori përgjigje prej asnjërit institucion.
Pjesëtarët e komunitetit bektashi me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, pranojnë se nuk kanë shumë informacione për shtetin e ri të paralajmëruar. Qato, i cili mban postin e sekretarit të Gjyshatës së Qarkut të Beratit në Shqipëri, thotë vetëm se është i lumtur.
“Ne jemi Kryegjyshata Botërore, kështu që përse të mos jemi shtet, të na njohë bota? Nuk e dimë se si do të funksionojë, se si do të bëhet. Nuk jemi në brendësi të gjërave, e kemi parë në televizor dhe na duket një gjë shumë e mirë”, thotë ai.
Bakija, si praktikues i Urdhrit Bektashi në Kosovë, thotë se nuk pret që nga shteti i ri eventual të ketë përfitime që mund të ndryshojnë statusin e tij shoqëror.
“Përfitimin unë e kam njëlloj, si u bë, si nuk u bë, sepse unë i takoj komunitetit bektashian shqiptar, që bën pjesë në komunitetin bektashian botëror. Mua me asgjë nuk më ndryshon statusi im. E vetmja gjë është... që të kemi një qendër botërore ku marrin pjesë, si bektashinj, të gjitha shtetet e botës, të cilat kanë bektashinj në popullatën e tyre”, thotë Bakija.
Sociologu dhe studiuesi nga Shqipëria, Zyhdi Dervishi, thotë se nisma për krijimin e një shteti të tillë brenda shtetit të Shqipërisë, në përgjithësi, është pozitive.
"Qendra e bektashizmit botëror është në Tiranë, ka dhe një arsye historike për këtë. Bektashinjtë janë vlerë e madhe për vendin. Mjafton të përmendim vëllezërit Frashëri [rilindasit Naim, Sami, Abdyl]... Nëse kjo nismë funksionon në parametrat logjikë, të zgjuar, humanë, nuk ka asgjë të keqe”, thotë Dervishi për Radion Evropa e Lirë.
“Por, nëse nisin fushata për të kthyer një pjesë të myslimanëve sunitë në bektashinj, nëse ata përpiqen ta mbivlerësojnë veten e tyre në kurriz të pjesës tjetër myslimane, këtu pastaj do të kemi probleme”, shton ai.
Dervishi thekson se do të jetë shumë mirë nëse përmes këtij organizimi do të promovohen vlerat e harmonisë fetare./ REL
Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Artan Muhaxhiri, nuk pret që nisma ose realizimi eventual i shtetit të ri të bektashinjve përbrenda shtetit të Shqipërisë, të ndikojë te komuniteti bektashi në Kosovë.
Sipas tij, komunitetet religjioze në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë të ndara, kanë tradita të veçanta dhe specifike dhe kanë pasur zhvillim të ndarë.
Por, megjithatë, shton ai, themelimi eventual i shtetit të ri do të mirëpritej nga komuniteti bektashian i Kosovës.
“Unë jam i bindur që kjo ide i ka zënë në befasi edhe përfaqësuesit e feve tjera, sepse nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e tyre. Por, sa u përket balancimeve delikate religjioze, kjo do të mund të krijonte një efekt të ri. Çdo gjë do të varet nga mënyra se si do të dizajnohet një shtet i tillë, vertikalisht”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se Shqipëria është e njohur për harmoninë ndërfetare dhe për ndarjen e shtetit nga feja, por tërheq vërejtjen edhe për mundësinë e reagimit të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri.
“Nëse komuniteti bektashi do të veçohet dhe do të ketë një përkrahje të pakrahasueshme më të madhe nga shteti shqiptar, në raport me komunitetet tjera fetare, atëherë, natyrisht, kjo do të ngjallë pakënaqësi. Logjikisht, edhe komunitetet tjera do të kërkonin të njëjtin trajtim nga shteti”, thotë Muhaxhiri.
Në fund, ai shprehet skeptik për realizimin e idesë, duke thënë se ajo “kërkon shumë investime” e “rebalancime të pozitave të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri./ REL
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34