Flash News

E-TJERA

Represioni ndaj News24, përlotet Osman Stafa: Këtu shteti godet siç i do kokrra e qejfit

Represioni ndaj News24, përlotet Osman Stafa: Këtu shteti godet

Teksa fliste para kolegëve për rrethimin që Policia e Shtetit i ka bërë godinës së News24 mëngjesin e së shtunës, gazetari Osman Stafa u përlot para kamerave.

Stafa e cilësoi një ditë të zezë për të gjitha mediat shqiptare dhe sidomos, për demokracinë e vendit. Ai u shpreh se një ngjarje e tillë mund të ndodhë vetëm në një vend diktatorial, por jo në Shqipëri e cila synon të integrohet në BE.

I përlotur, Stafa deklaroi se shteti godet siç do dhe se në kushtet të cilat ndodhet vendi sot, askujt nuk i mbetet zgjidhje tjetër përveçse të largohet.

Stafa: Një operacion që po ta shikosh në pamje të parë që mos ta dish që është News24, po ta shohësh si një qytetar do të kuptosh që këtu paska zbarkuar shteti shqiptar me forca të shumta për të kapur nuk e di ndoshta trafikantin më të madh që ka parë ndonjëherë historia e Shqipërisë. Dita e sotme është një ditë mjaft e zezë për median në Shqipëri.

Mediat në Shqipëri nuk janë pasuri private, por pasuri publike. Dhe kur flasim për News24 flasim për televizionin e parë informativ në Shqiëpri, televizionin më të besuar të shqipatrëve. Ndoshta kjo ngjarje që po zhvillohet ditën e sotmë mund t’i takojë Turqisë apo Rusisë, ndoshta vendeve diktatoriale, por aspak Shqipërisë dhe asaj që pretendohet si Shqipëria evropiane. Është realisht një ditë mjaft e zezë, ku medias po i cenohet fjala.

Pse News24? Ka pasur problematika me televizione të tjera që janë zgjidhur. Ndoshta sepse nuk qëndroi përballë presioneve të bëra nga individë të caktuar? Pse News24? Të nxjerrësh jashtë punonjësit e medias. Nuk kemi asgjë as bombë, as molotov, kemi vetëm mikrofonin dhe një kamerë. Demokracia në Shqipëri vdes në errësirë. Sot gazetarët nuk lejohet të hyjnë në punë pa paralajmërim, sepse këtu shteti godet sic ci do kokrra e qejfit. Dhe s’do na mbetet më asnjë lloj mundësie veçse të largohemi që këtu.

Të fundit