Flash News

E-TJERA

Reshje dëbore në qarkun e Korçës, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni zinxhirë

Reshje dëbore në qarkun e Korçës, ARRSH apel drejtuesve

Mëngjesin e kësaj të marte, reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës, duke krijuar sfida në disa akse rrugore kryesore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka raportuar se akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik janë më problematiket, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

ARRSH apelon shoferët të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, sidomos për ata që udhëtojnë drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.

Sipas njoftimit të ARRSH, borëpastrueset ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës, duke siguruar që qarkullimi të kryhet pa probleme.

"Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë këshillat për pajisje dimërore," thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Situata në Doganën e Kapshticës dhe akset malore të Korçës vijon të monitorohet, ndërsa ARRSH siguron se do të ndërhyjë menjëherë në rast nevoje për të garantuar sigurinë rrugore.

Të fundit