Flash News

E-TJERA

Reuters jehonë tensioneve sot në Kuvend: Opozita shqiptare u vë flakën karrigeve jashtë parlamentit

Reuters jehonë tensioneve sot në Kuvend: Opozita shqiptare u vë

Agjencia e lajmeve Reuters ka pasqyruar tensionet që përfshin seancën parlamentare të kësaj të hëne.

Me titullin “Opozita shqiptare u vë flakën karrigeve jashtë parlamentit”, agjencia thekson se kjo ndodhi si shenjë proteste kundër burgosjes së një prej kolegëve të tyre, Ervin Salianjit.

Artikulli: 

Politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar kundër burgosjes së një kolegu.
Në fillim të seancës parlamentare, deputetët e opozitës nxorren karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin.
Të premten, gjykata e apelit e Shqipërisë la në fuqi një vendim të gjykatës më të ulët për të dënuar Ervin Salianjin, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës, me një vit burg.

Të fundit