Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, KED “sit” kandidatët për dy vendet vakante; Vitore Tusha relatore anëtare
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka hedhur shortin për caktimin e relatorëve për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet e lira në gjykatën Kushtetuese.
Bëhet fjalë për vendet vakante të krijuara pas largimit të Besnik Imerajt dhe Fatos Lulo.
" Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.
2. Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për caktimin e anëtarit relator per ndjekjen e procedurave te verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo", thuhet në njoftimin e KED.
Pas hedhjes së shortit për vendin vakant të krijuar pas larimit të Besnik Imerajt u përcaktuan:
Relatore anëtare e KED: Vitore Tusha
Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Orkida Totojani
Altin Binaj
Aldona Sylaj
Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Eugen Papandile
Ardita Buna Alsula
Këshilltar: Aulona Bodo
Kandidati: Shaqir Hasanaj
Ilir Hasnedari
Klajdi Mone
Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Përparim Kalo
Aleksandër Toma
Pas hedhjes së shortit për vendin vakant të krijuar pas larimit të Fatos Lulos u përcaktuan:
Relatore anëtare e KED: Saida Dollani
Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Ardita Buna Alsula
Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Altin Binaj
Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Ilir Hasnedari
Kujtojmë se ngritja dhe funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.
Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ka bërë gati listën me 10 kandidatë për t'i dërguar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.