Flash News

E-TJERA

Rjepaj lë sot qelinë e burgut, do të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Rjepaj lë sot qelinë e burgut, do të dëshmojë në

Klodian Rjepaj, ish-zv. Ministri i Shëndetësisë, do të paraqitet sot fizikisht në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

SPAK i dha leje Rjepajt të lërë qelinë dhe në orën 10:00 pritet të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit për t’u marrë në pyetje. Rjepaj do të jetë i shoqëruar nga forcat e policisë.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga komisioni.

Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Të fundit