Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
‘Rozafa e re’ e Ramës po projektohet mbi tokë të kontestuar në Shkodër

Në mesin e korrikut, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u shfaqën në një konkurs privat mes 5 studiove të arkitekturës për të zgjedhur projektin e një kulle shumëkatëshe në hyrjen e zonës muzeale të Shkodrës.
Projekti i përzgjedhur u pagëzua si “Rozafa e re” nga Rama, ndërsa Beci e mburri atë si “inovativ”.
“Është një objekt që ne synojmë të krijojë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën, e cila është shumë e pasur,” deklaroi Rama nga tribuna.
Projekti i kullës në Shkodër po zhvillohet nga “Rozafa Group” dhe mbështetja e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Benet Beci pa kaluar ende hallkat zyrtare të miratimit ngre pikëpyetje për një paracaktim të mundshëm të vendimeve që pritet të merren në të ardhmen nga institucionet përgjegjëse.
Por ky nuk është problemi i vetëm.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se trualli ku ndodhet hotel Rozafa dhe ku projektohet të ngrihet kulla shumë herë më e lartë gjendet në konflikt gjyqësor dhe pretendohet nga familja Laçej, Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.
Pretenduesit janë njohur si pronarë të shpronësuar të pjesëve të truallit në zonë dhe janë në procese gjyqësore prej tre dekadash me një grup ish-të përndjekurish politikë, të cilët e përfituan hotel Rozafën përmes një vendimi qeverie në mesin e viteve ’90 dhe ia shitën atë më vonë biznesmenit të Rozafa Group, Agustin Uldedaj.
“Ky është një provokim i rëndë që i bëhet jo vetëm pronarëve të truallit, por edhe i bëhet karshillëk gjithë popullit të Shkodrës me një ndërtim pa vlerë, duke vjedhur tokën e qytetarëve të ndershëm,” u ankua Vjollca Laçej, 65 vjeç, një prej anëtarëve të familjes pretenduese, duke iu referuar projektit të kullës.
Përveç shqetësimeve mbi pronësinë, projekti i kullës kritikohet nga urbanistët, arkitektët dhe qindra qytetarë në Shkodër, të cilët thonë se kjo do të dëmtojë pjesën muzeale të qytetit.
Një peticion i nisur menjëherë pas prezantimit të projektit në korrik, ka mbledhur tashmë mbi 1 mijë firma dhe e konsideron kullën “një vepër të përbindshme që prish ekuilibrat e një arkitekture unike në të gjithë Shqipërinë”.
Biznesmeni Agustin Uldedaj i hodhi poshtë pretendimet për tokën, duke theksuar se ai e kishte blerë atë vite më parë.
“Unë ua kam blerë 42 vetë, grupi i të persekutuarve. Me tokë dhe objekt, kam 15 vite jam certifikuar nga kadastra,” tha ai.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci refuzoi të komentonte mbi konfliktin e pronësisë, duke pretenduar se nisma për ndërtimin e kullës nuk ishte formalizuar. I pyetur mbi praninë e tij dhe të kryeministrit në një prezantim privat, Beci e konsideroi atë “si pjesmarrje për të dhënë këshilla”. Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e shkrimit.
Saga e pronës
Projekti i kullës shumëkatëshe në qendër të Shkodrës.
Hotel “Turizmi”, i njohur sot si “Rozafa”, u ndërtua në qytetin e Shkodrës në fillim të viteve ’70. Hoteli 8-katësh është i pozicionuar në një kryqëzim strategjik të qytetit dhe ndodhet pranë lagjes muzeale të tij.
Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90, hoteli iu dha një grupi prej 40 ish-të përndjekurish politikë përmes një vendimi kontrovers të qeverisë së kohës. Vendimi i qeverisë për transferimin e hotelit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese një muaj më pas, por pavarësisht vendimit, hoteli u privatizua përfundimisht në vitin 1996.
Vjollca Laçej ishte vetëm 14 vjeç kur nisi të ndërtohej hoteli dhe siç kujton ajo, u mori fillimisht bahçen përpara shtëpisë. Kur përfundoi hoteli në vitin 1973, Laçej thotë se familja e saj u shpronësua padrejtësisht nga e gjithë shtëpia dhe oborri.
“Na kanë thënë që për 24 orë do të dilni jashtë,” kujton ajo.
Pas rënies së komunizmit në vitin 1994, familja Laçej është njohur nga Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si pronare e një pjesë të truallit të hotelit dhe rrethinave të tij për një sipërfaqe totale prej 2075 metra katrorë.
Në vitin 1995, edhe Kisha Ortodokse u njoh pronare e 2633 metrave të tjerë në kufi, ndërsa Komiteti Mysliman u njoh pronar i 2 mijë metrave.
Prej mesit të viteve 90′, të tre pretenduesit e pronësisë së tokës janë në proces gjyqësor me 40 ish-të përndjekurit politikë, që përfituan hotelin dhe truallin përmes vendimeve të qeverisë.
Në vitet 2008-2009, Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit i dhanë të drejtë 40 të përndjekurve politikë dhe i kërkuan Drejtorisë së Administrimit Ruajtjes Shitjes se Pronës Publike të lidhë kontratë shitblerje me ta.
Pas vendimit të Apelit, prona u shit tek Uldedaj. Por në vitin 2014, Gjykata e Lartë i prishi vendimet që kishin transferuar pronën te grupi i të persekutuarve, duke i gjetur ato në mosrespektim të ligjit.
“Për me tepër, lëshimi i këtyre autorizimeve dhe lidhja e kontratave përkatëse për objektin dhe truallin (gjithashtu absolutisht te pavlefshme) përbëjnë një sfide të hapur që organet e administrimit të pronës publike i kanë bërë organeve te drejtësisë (vendimeve gjyqësore), Gjykatës Kushtetuese, ligjit dhe dispozitave Kushtetuese,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë të prillit 2014.
Gjykata e Lartë thotë se vendimi i Kushtetueses tregonte se shteti nuk kishte shprehur vullnet për shitjen e pronës. Vendimi i Gjykatës së Lartë duhej t’i kthente veprimet e kryera në vitin 1995 dhe t’u jepte të drejtë të shpronësuarve për të gëzuar pronën apo blerë objektin mbi të. Por Vjollca Laçej i tha BIRN se familja e saj, Komuniteti Mysliman dhe Kisha Ortodokse, kanë vite që presin zbatimin e vendimit të gjykatës.
“Qeveria e asaj kohe na diskriminoi duke i dhënë pronën tonë 40 të përndjekurve politikë. Ne fituam në të gjitha nivelet e gjykatave, por asnjë qeveri nuk ka ekzekutuar vendimet e gjykatave”, thotë Laçej.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i tha BIRN se zyrtarët publikë duhej të mendonin për qendra që u zgjidhin hallet njerëzve, në vend të vëmendjes për ndërtimin e kullave në Tiranë apo në Shkodër.
Sytari shtoi gjithashtu se do të ishte mirë që këto projekte të mos bëheshin në pronat e komuniteteve fetare.
“Gëzohemi më shumë kur dëgjojmë që ndërtimet do të bëhen në pronat që nuk prekin pronën e shenjtë të komuniteteve fetare, aq më tepër kur nuk janë pyetur dhe nuk janë konsultuar,” tha ai.
Projekti pritet me protestë
Lagja Gjuhadol në Shkodër | Foto : Emi Kalaja
Veç konfliktit për pronën, planet për ndërtimin e një kulle në një zonë me ndërtesa të ulëta tradicionale, hasi në kundërshtimin e qindra qytetarëve. Pas një proteste në rrugët e qytetit, mbi 1 mijë persona nënshkruan një peticion që kërkon ndalimin e projektit, i cili sipas tyre mbiu nga hiçi dhe nuk është konsultuar me komunitetin.
Eltjana Shkreli, planifikuese urbane, thotë për BIRN se për të dhënë një analizë profesionale nevojitet të kesh në dorë projektin, që në fakt nuk e gjen gjëkundi. Sipas saj, e vetmja referencë janë disa rendera të rastësishëm që qarkullojnë në faqet e mediave dhe portaleve.
“Referuar këtyre imazheve me sa kuptoj, hotel Rozafa do të qëndrojë, por do të ketë shëmbëlltyrën e vet ngjitur, me të njëjtin emër,” tha ajo.
Shkreli thotë se kulla është një plan ad-hoc i pamenduar dhe ndërtime të tilla kaq të larta janë të pajustifikuara sipas saj, duke dëmtuar qendrat historike të qyteteve të Shqipërisë.
Ajo kujtoi gjithashtu se qyteti i Shkodrës ka një Plan të Përgjithshëm Vendor të miratuar më 2017, por që sipas saj nuk është marrë parasysh në projekt.
“Nuk mendoj që ky projekt e ndihmon qytetin, përkundrazi ai e shpërfytyron atë. Na shesin hijerëndësinë e ndërtimit pa program e pa identitet të vërtetë, sepse janë të paaftë për të hartuar një strategji zhvillimi,” tha Shkreli për BIRN.
“Vendos veto Këshilli i Ministrave dhe kryeministri, sikur të ishte pronari i vetëm i këtij vendi dhe zeron çdo kompetencë të bashkive,” shtoi ajo.
Edhe arkitektja Doriana Musai paralajmëron se ndërtimi i kullës afër zonës së mbrojtur të qendrës historike të Shkodrës do të ndjekë një model të ngjashëm me atë të Tiranës, ku trashëgimia kulturore është sakrifikuar për zhvillim dhe modernizim. Ajo shpreh shqetësim për efektin domino që ky projekt mund të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit dhe rrezikun për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore shkodrane.
“Ky projekt dhe ndërtimi i tij ka një ndikim të madh dhe të mundshëm në qytet dhe i bën dëm trashëgimisë kulturore të Shkodrës, dhe është një vazhdim i modeleve të ndërtimit që janë ndjekur edhe në qytetet e tjera ku ka ndodhur një shkatërrim i trashëgimisë kulturore për të ndërtuar kulla moderne dhe gradacela,” thotë Musai.
Biznesmeni Agustin Uldedaj në një reagim publik pas protestës i cilësoi kritikat si sulme ndaj biznesit dhe projektit, ndërsa pretendoi se ky i fundit do të sillte përfitime të mëdha për Shkodrën.
“Investimi privat i Rozafa Group, në pronën tonë, nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve,” shkroi ai në një reagim publik.
Edhe Bashkia e Shkodrës i shmang komentet, duke theksuar se nuk ka ende një aplikim për leje ndërtimi.
“Deri tani Bashkia Shkodër nuk ka marrë aplikim për leje ndërtimi për projektin në fjalë. Në momentin që do të ketë një aplikim të tillë, ai do të shqyrtohet sipas kritereve ligjore në fuqi, përfshirë edhe çështjet që keni ngritur në pyetjet tuaja,” i tha BIRN kryebashkiaku Benet Beci.
Gjithsesi, ekspertët thonë se kulla shumëkatëshe do të impaktojë të gjithë qytetin, ndaj duhej të kishte një proces të konsultimit publik.
“Pretendimi që ky projekt është një investim privat nuk ka lidhje me procesin e konsultimit publik që duhet të zhvillojë bashkia, sepse rëndësia e kësaj godine me këtë lartësi impakton të gjithë qytetin,” thotë Imeldi Sokoli, ekspert i planifikimit urban.
“Ndërtimi i kësaj kulle do të shënonte fillimin e fundit të qendrës historike të qytetit,” përfundoi ai./BIRN
Të fundit
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56