Flash News

E-TJERA

Tre emra të njohur të botës së krimit izolohen në regjimin ’41 bis’

Tre emra të njohur të botës së krimit izolohen në

Tre emra të njohur të botës së krimit janë vënë nën diktatin e regjimit ’41 bis’. Aleksandër Llanaj, Redjan Rraja dhe Fatmir Pjetri nuk do të kenë më mundësinë për biseda dhe takime me persona të tjerë, qoftë edhe me të burgosurit.

Llanaj, Rraja dhe Pjetri janë ndër tre emrat më të dëgjuar të botës shkrimit.

Tre emra të njohur të botës së krimit izolohen në

Aleksandër Llanaj njihet për Masakrën e 7 Prillit të vitit 2015, ngjarje kjo e ndodhur në Vlorë. Asokohe Llanaj u dënua nga Gjykata e Apelit Vlorë ne 35 vite burgim. Seanca ndaj tij dhe dy të tjerëve të përfshirë në ngjarje, është zhvilluar me gjykim të shkurtuar duke përfituar ulje dënimi në 1/3.

Tre emra të njohur të botës së krimit izolohen në

Fatmir Pjetri, 33-vjeçari nga Puka, në vitin 2013 u bë pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, të njohur për grabitjet në disa qytete: në Tiranë, Kuçovë, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç dhe Shkodër.

Grabitja më e bujshme ishte ajo e argjendarisë në një qendër tregtare në Tiranë. Më 24 Nëntor 2017, Pjetri ra në prangat e policisë. Në një periudhë kohore prej 3 muajsh, Pjetri arriti të kryente dis grabitje pa shkaktuar viktima.

Tre emra të njohur të botës së krimit izolohen në

Një emër jo pak i njohur është edhe Redjan Rraja. I njohur për çështjen ‘Maloku’, Rraja asokohohe u akuzua nga Xhisiela për dhunë të rëndë fizike, ngjarje kjo që bëri bujë në media. Rraja është i njohur edhe si i përfshirë në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiços më 1 maj të vitit 2016.  

 

Të fundit