Flash News

E-TJERA

Rrëfimi në 'Pasvon', fotoreporteri Babani: Si e përdora foton me Berishën për të kaluar postblloqet në ’97

Rrëfimi në 'Pasvon', fotoreporteri Babani: Si e përdora

Një fotografi e bërë në fillim të viteve ’90 me Sali Berishën u kthye për fotoreporterin Armando Babani në një lloj “patente shpëtimi” gjatë trazirave të vitit 1997.

Në rrëfimin e tij në “Pasvon”, fotoreporteri tregoi se foton ku shfaqej krahëqafë me Berishën e mbante gjithmonë në portofol dhe e përdorte sa herë ndalohej në postblloqe apo situata të rrezikshme.

“Është bërë në ’93 ose ’94-ën, kur punoja për agjencinë amerikane të lajmeve. Kishim shkuar bashkë me gazetaren Rita Dhim Gjoka për një intervistë me Berishën në zyrë. Në fund bëmë disa foto dhe një prej tyre, ku isha krahëqafë me të, e mbaja gjithmonë në portofol. Në ’97-ën ajo foto u bë si ‘patenta’ ime. Sa herë më ndalonin nëpër postblloqe apo situata të rrezikshme, nxirrja atë fotografi dhe më hapnin rrugën. Gazetarët qeshnin dhe i kishin vënë emrin ‘patenta e Armando Babanit’", tregoi ai.

Babani kujtoi se fotografia ishte realizuar gjatë një interviste me presidentin e asaj kohe në vitet 1993-1994, kur punonte për agjencinë amerikane Associated Press.

Sipas tij, gazetarët e kohës madje e kishin pagëzuar foton si “patenta e Armando Babanit”.

Babani rrëfeu edhe momente të tensionuara gjatë trazirave të ’97-ës, përfshirë takimin me Zani Çaushin në Vlorë, pa e ditur ende se ai do të bëhej një nga personazhet më famëkeq të asaj periudhe.

 

Të fundit