Flash News

E-TJERA

Rrëshqiti teksa po ngjitej në mal me shokët, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali

Rrëshqiti teksa po ngjitej në mal me shokët, humb jetën

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në malin Marmagna në Itali. Marinel Senka humbi jetën gjatë një shëtitjeje me shokët, ndërsa rrëshqiti.

I riu shqiptar dhe 2 miqtë tij u nisën drejt Marmagna për alpinizëm, por fatkeqësisht ai rrëshqiti në akull dhe ra në një grykë mali, duke humbur jetën.

Mëngjesin e së shtunës i riu, së bashku me disa miq, u larguan nga Pontremoli, ku jetonte prej vitesh për të ngjitur malin Marmagna. Me sa duket qëllimi ishte të ngjiteshim në Livadhet e Logarghena.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e miqve të tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët për lajmin e hidhur, shkruajnë mediat italiane.

Ekipi i shpëtimit edhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka fluturuar mbi zonë për rreth 1 ore për të gjetur trupin e Marinelit. I riu shqiptar është viktima e tretë përgjatë dy javëve të fundit në alpet italiane.

Të fundit