Flash News

E-TJERA

‘Rrëzohet Korça e Fieri’, votimi dhe numërimi elektronik në 25 prill do implementohet në Tiranë

‘Rrëzohet Korça e Fieri’, votimi dhe numërimi

Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të implementohet në Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që projekti pilot të zbatohet vetëm në një ZAZ në bashkinë e Tiranës, pas dakordësisë mes partive politike.

Fillimisht PS propozoi Tiranën dhe Korçën, PD –LSI Korçën e Fierin, por për shkak të kohës dhe financave, u vendos një ZAZ në Tiranë.

ZAZ që do të përzgjidhet në Tiranë, sipas KQZ nuk duhet të ketë më shumë se 55 qendra votimi dhe pritet të saktësohet në ditët në vijim se për cilën bëhet fjalë.

Votimi dhe identifikimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit ishte një nga pikat e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Të fundit