Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat në mëngjes, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat në mëngjes, njihuni me parashikimin e motit

Moti në vendin tonë mbetet në ndikimin e qendrës anticiklonare, e cila ka sjellë dominim të kthjellime.

Pjesa lindore do te ketë dhe kalime vranësirash, që do të jenë më të dendura në zonat verilindore dhe juglindore të territorit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por konstante mbeten vlerat e mesditës duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Të fundit