Flash News

E-TJERA

Rritet borxhi ndaj OSHEE/ Familjarët ‘vuajnë’ gjysmën e debisë, kostot ndikuan edhe biznesin

Rritet borxhi ndaj OSHEE/ Familjarët ‘vuajnë’ gjysmën

Borxhet e prapambetura ndaj OSHEE-së kanë pësuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit 2022.

Shifrat zyrtare tregojnë se deri në fund të marsit 2022, gjendja debitore për 4 kategoritë (familjarë, biznese, institucione buxhetore dhe jo buxhetore) ishte në total mbi 80 miliardë lekë ose 654 milionë euro, sipas Monitor.

Rritja e borxheve fillon nga institucionet qeveritare e deri te konsumatorët familjarë dhe bizneset. Familjarët janë kategoria në xhepin e së cilës rëndon thuajse gjysma e borxhit total.

Për konsumatorët familjarë borxhi në fund të marsit ishte 46.7 miliardë lekë, një rritje kjo me 0.5% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Për dy periudhat paraardhëse 2022 dhe 2021, familjarët kanë pasur më pak detyrime të prapambetura ndaj OSHEE-së.

Shkak për mosshlyerjen e detyrimeve ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë, mund të jetë edhe rritja e çmimeve të cilët kanë ushtruar presion ndaj familjarëve.

Kategoria e dytë debitore me më shumë borxhe, janë institucionet buxhetore me 4.7 miliardë lekë në total. Për institucionet jobuxhetore, borxhi i akumuluar arrin në vlerën 16.7 miliardë lekë për tremujorin e parë të 2022. Ndërsa për bizneset borxhi kap vlerën 11.9 miliardë lekë.

Të fundit