
Flash News
Rritja e kredisë për individët nuk ndalet, por frenojnë bizneset

Kredia për ekonominë frenoi lehtë në muajin prill, por deri tani këtë vit vazhdon të jetë në nivelet më të larta historike.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re e dhënë nga sektori bankar kishte vlerën e 129.8 miliardë lekëve, në rënie me 3.8% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.
Megjithatë, ecuria progresive e katërmujorit të parë ngelet edhe këtë vit pozitive. Sektori bankar disbursoi gjithsej 129.8 miliardë lekë kredi, në rritje me 10.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e kredisë këtë vit po mbështetet kryesisht tek individët, ndërsa huaja për bizneset e ka ngadalësuar rritjen e shpejtë të vitit të kaluar.
Për katër muajt e parë të vitit, individët morën 42.9 miliardë lekë kredi të reja nga sektori bankar, vlerë kjo në rritje me 26.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kredia ka vazhduar të rritet me ritme të lartë, si për financimin e blerjes së banesave, ashtu edhe të konsumit. Vijimësia e rritjes së shpejtë të kredisë për banesa ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, që këtë muaj vendosi disa masa kufizuese për këtë produkt, që do të hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të këtij viti.
Ndërkohë, kredia për bizneset në këtë fillim viti është në nivele të përafërta me një vit më parë. Për katër muaj, sektori bankar dha 83.3 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, me një rritje modeste vjetore prej 0.4%. Ndryshe nga sa po ndodh me individët, te bizneset kredia për pasuri të paluajtshme këtë vit paraqitet në rënie të ndjeshme, pasi kishte shënuar një rritje shumë të shpejtë vitin e kaluar.
Kredia për ekonominë vazhdon të rritet edhe e matur si tepricë portofoli. Në fund të muajit prill, portofoli total arriti vlerën e afërsisht 872 miliardë lekëve, në rritje me 13.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është ngadalësuar lehtë nga niveli 13.3% i një muaji më parë.
Në segmentin e ndërmarrjeve private, portofoli i kredisë është në rritje me 12.4% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, për individët portofoli i kredisë është në rritje me 15.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ REL
Të fundit




Këmbimi valutor, 30 maj 2025
30 Maj 2025, 08:58

Ilir Alimehmeti ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë
30 Maj 2025, 08:38

Horoskopi, parashikimi i yjeve për sot
30 Maj 2025, 08:08

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Maj 2025, 07:45
Si do të shpëtojmë nga regjimi? Lubonja: Nuk e ka më fajin Berisha
29 Maj 2025, 22:57



BIRN: Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike
29 Maj 2025, 22:14

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj 2025, 21:40
Nga Shijaku në Lushnje, Berisha tregon bandat e armatosura që ndihmuan PS
29 Maj 2025, 21:29


Berisha: Pse Rama ia dorëzoi Portin e Durrësit kartelit Troplini
29 Maj 2025, 21:08


KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë
29 Maj 2025, 20:36



Përplasen 4 makina në Fier, dy persona të lënduar
29 Maj 2025, 19:10








Mbante armë në banesë! Arrestohet një person në Maliq
29 Maj 2025, 16:59
Hamasi merr një propozim të ri nga SHBA-ja për armëpushim
29 Maj 2025, 16:58


BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës
29 Maj 2025, 16:08




Gjethet e arrave, mësoni si t’i përdorni për shëndetin
29 Maj 2025, 15:26
Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit
29 Maj 2025, 15:08

Rritja e kredisë për individët nuk ndalet, por frenojnë bizneset
29 Maj 2025, 15:01
Rama u shfaq krah Brok, Berisha: Urimi i Elmar për të është ironi
29 Maj 2025, 14:47
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
29 Maj 2025, 14:37
Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi
29 Maj 2025, 14:34

Të përfshirë në trafikun e d*ogës, ekstradohen tre persona drejt Italisë
29 Maj 2025, 14:08

“Dhjetëra fëmijë po vdesin”, ambasadori palestinez shpërthen në lot në OKB
29 Maj 2025, 13:52
Çfarë shohim kur vdesim? Aktivitet i trurit që po vdes jep disa të dhëna.
29 Maj 2025, 13:43
PD mbledh drejtuesit politikë në selinë blu
29 Maj 2025, 13:28

Kontrolle në burgun e Durrësit, kapen 10 celularë, i përdornin të dënuarit
29 Maj 2025, 13:12
Bankat të shqetësuara për çmimet e pronave
29 Maj 2025, 12:58


Deputeti socialist: Shkoj me qejf në burg nëse është blerë një votë
29 Maj 2025, 12:30


PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare: Ndryshoni rendin e ditës
29 Maj 2025, 12:07


Parlamenti i ri/ 82 deputetët që do të mungojnë nga shtatori
29 Maj 2025, 11:26

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Tiranës
29 Maj 2025, 11:09



Hetimet për Metën, avokati: SPAK me agjendë politike
29 Maj 2025, 10:30
U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkon liri me kusht
29 Maj 2025, 10:24

Elon Musk largohet nga administrata Trump
29 Maj 2025, 09:54
Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori
29 Maj 2025, 09:46

Raporti i Bankës Botërore: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025
29 Maj 2025, 09:31




Shpërthim me tritol brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
29 Maj 2025, 08:47
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
29 Maj 2025, 08:27
Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë, shkrumbohen katër prej tyre
29 Maj 2025, 08:12
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
29 Maj 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Maj 2025, 07:48

Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet
28 Maj 2025, 22:43





