Flash News

E-TJERA

Rrjepaj në Komisionin Parlamentar, reagon mjeku: Memo e Manastirliut kur ishte drejtoreshë mund të jetë fshehur

Rrjepaj në Komisionin Parlamentar, reagon mjeku: Memo e Manastirliut kur

Mjeku Erion Dasho deklaron se Komisioni Parlamentar duhet të thërrasë kryeministrin Edi Rama në lidhje me sterilizimin.

Duke folur në MCN, Dasho tha se Rama është përgjegjësi kryesor për koncesionin.

Duke komentuar dëshminë e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj para deputetëve, mjeku shton se Komisioni Parlamentar hyri në teknikalitete të panevojshme.

“Mua më vjen keq që komisioni parlamentar që është një mekanizëm politik hyn në teknikalitete të panevojshme. Edhe sot me z.Rrjepaj kam parë një diskutim në nivele teknike, që s’është në lartësinë e asaj çka pritet nga ky komision parlamentar. Ka një konsensus të gjerë mes ekspertësh, problemi është politik i kësaj qeverie, që kur ka ardhur ka zgjedhur rrugën e koncesioneve si rrugë hajdutllëku.

Z.Beqaj dhe z.Rrjepaj do mbajnë përgjegjësinë që u takon, dhe mbrojtjen që do bëjnë para gjyqësorëve s’kanë pse ta bëjnë para deputetëve. Deputetët duhet të thërrasin Edi Ramën. Përgjegjësinë kryesore s’e ka as Rrjepaj as Beqaj, por e ka z.Rama, që e toleroi aferën në sektorin e shëndetësisë.

Sot kompania sipas llogaritjeve të komisionit ka marrë më shumë se 100 milionë euro. Sa i takon pastaj komunikimit nëse një memo e drejtorit të QSUT arrin apo jo te zv.ministri të njëjtës qeverie, kjo s’çudit më njeri në shtetin shqiptar. Kemi 11 vjet, që kur ka ardhur Rilindja në pushtet që ky shtet s’funksionon më si shtet normal.

Nuk përjashtohet mundësia që ajo memo e znj.Manastirliu në kohën kur ishte drejtoreshë, të jetë fshehur, ose ta ketë marrë z.Beqaj dhe z.Rama dhe për interesat e tyre korruptiv apo politikë ta kenë fshehur. Është normale që z.Rrepaj të bëjë mbrojtjen e tij, dhe do jetë në nderin e këtij komisioni që të mos ndalet në nivelin e z.Rrepaj, por të shkojë aty ku e kanë burimin koncesionet, duke thirrur para deputetëve Edi Ramën si përgjegjësi kryesor për koncesione”, tha mjeku. 

Të fundit