
Flash News
Aksident në aksin Manzë - Gjiri i Lalzit, plagosen 4 të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, 3 prej tyre mbërrijnë në Shqipëri
Apeli i GJKKO kthen në qeli ish-prokurorin e Sarandës
Akuzohet për fshehje të pasurisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fatos Tushen
3 mijë euro për të favorizuar autorin e një plagosje në Dibër, SPAK çon për gjykim oficerin e Policisë Gjyqësore dhe 3 të tjerë
Pasditen e të dielës së zgjedhjeve, një vëzhgues i Partisë Demokratike u fut me hapa të mëdhenj brenda oborrit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan, për t’iu ankuar kryetares së komisionit se kolegët e tij socialistë po monitoronin votuesit nga lokali përtej rrugës.
“I filmojnë votuesit me kamera,” u ankua ai. Komisionerja ia preu shkurt, pasi kishte dëbuar më herët vëzhguesit e të dy palëve nga oborri. “Mos të shoh më këtu,” i tha ajo
Në pak sekonda, para derës së oborrit të godinës universitare parkuan dy makina, zbritën dy burra të frustruar po nga kampi i opozitës dhe kërkuan shpjegim për çfarë po ndodhte.
Situata po shkonte drejt pikës së vlimit deri në momentin kur afrohet vëzhguesi i socialistëve, Kliton Kapaj, drejtues i teatrit “Skampa”. Për çudi, dy burrat takohen miqësisht duke tokur duart, situata sqarohet dhe Kapaj kthehet te birra e tij në tavolinë në lokalin përballë dyerve të fakultetit, ku dy dyzina burrash po ndjekin “El Classicon” mes Barcelonës e Realit.
“Këta ia fusin kot o burrë, nuk ndryshohet vota sot. Njerëzit e kanë nda mendjen,” thotë Kapaj me zë të lartë, që mund të dëgjohet edhe disa tavolina më tutje.
Pas 12 vitesh në pushtet, Partia Socialiste e thelloi rezultatin e vet në qarkun e Elbasanit, duke marrë më shumë se dyfishin e votave të koalicionit opozitar dhe 10 nga 14 mandatet e qarkut. Përtej makinerisë së mirëvajosur elektorale, komisionerë socialistë në Peqin dhe Elbasan ia dedikojnë këtë sukses edhe debutantes Sara Mila, kandidates së tyre 29-vjeçare.
Mila, një nëpunëse e Shërbimit Social Shtetëror dhe figurë e panjohur deri ditën që shpalli kandidaturën, rezulton deri mbrëmjen e së mërkurës kandidatja më e votuar mes socialistëve të listave të hapura në të gjithë vendin.
Me pothuajse dyfishin e votave nga kandidati pasardhës, Mila rivalizon në rezultat me rekordin e kapur në vitin 2021 nga ish-kreu i qarkut, Taulant Balla.
“Kjo goca [Sara Mila] ka ngjit. Nuk e di si e ka bo fushatën, por ka ngjit,” thotë me habi një prej vëzhguesve socialistë në qendrën e votimit të instaluar në shkollën “Mahir Domi” në lagjen 5 Maji, i shqetësuar për fatin e kandidatëve të tjerë socialistë të cilët i njihte personalisht. “Më tha gruaja do votoj Sarën,” shtoi ai.
Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, suksesi elektoral i Milës buron nga mbështetja që i ka dhënë asaj Suel Çela, një drejtues i krimit të organizuar në Elbasan, i shpallur në kërkim për një listë të gjatë veprash penale. “Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile, Sara Mile”, paralajmëroi Berisha, duke i ndërruar një zanore në mbiemër kandidates.
Sara Mila i hodhi kategorikisht poshtë akuzat e Berishës se po mbështetej nga Suel Çela dhe i quajti ato thashetheme të shëmtuara dhe alibi për humbjen. Ajo e lidhi gjithashtu lakimin e emrit të saj me faktin, siç e tha ajo, se “pritej se unë do të isha mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Elbasan.
“Berishës i marrin shumë fjalë për të mirëqenë, nuk jam e vetmja që kam hyrë në gojë të tij,” tha Mila, ndërsa shtoi se do ishte pa fjalë “po të kishte fakte reale”. E pyetur nëse kishte njohje personale me Suel Çelën, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo”.
Në garë për të fituar
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit morën pjesë rreth 132 mijë votues në zgjedhjet e së dielës dhe 60% e tyre votuan në favor të Partisë Socialiste.
Deri në orën 19:30 të së mërkurës, Sara Mila ka marrë gati 18 mijë vota ose më shumë se 20% të votave të të gjithë socialistëve të qarkut.
Mila vjen nga një profil modest publik dhe debutimin e saj në politikë e konsideroi si ‘një ëndërr” në tetor të vitit të kaluar, kur shpalli kandidaturën për Partinë Socialiste në qarkun e Elbasanit.
Bazuar në të dhënat e gjetura në internet, Mila ka filluar të punojë në moshën 24-vjeçare në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare pranë Kryeministrisë dhe në vitin 2022 u emërua drejtoreshë e njërit prej sektorëve të Shërbimit Social Shtetëror, të dyja punë të nivelit teknik.
Përtej karrierës si nëpunëse, ajo është vajza e një biznesmeni me aksione në dy kompani tregtie me qendër në Tiranë si dhe bashkëshorte e pronarit të një fabrike të përpunimit të aluminit. Në rrjetet sociale, ajo nxjerr gjithashtu në pah miqësinë me ish-deputeten socialiste, Reme Lala, dhe punoi në varësinë e saj, që kur kjo e fundit mori detyrën e kreut të Shërbimit Social Shtetëror.
Mila i tha BIRN përmes një bisede telefonike se si kandidate nga platforma “Deputeti që duam”, e kishte zgjedhur vetë kandidimin në Elbasan, pavarësisht se punonte në Tiranë.
“Një lloj frike ekzistonte brenda meje, megjithë këtë imazh që i është veshur Elbasanit…,” tha ajo, duke e hedhur më pas poshtë imazhin e një qyteti të kontrolluar nga krimi si të gabuar.
Suksesin e saj në këto zgjedhje, Mila thotë se ia dedikon kreativitetit dhe origjinalitetit të fushatës së saj, grupit që e mbështeti si dhe dëshirës së votuesve për të parë gjeneratën e re në parlament. Ajo thotë gjithashtu se mblodhi rreth vetes të majtë dhe të djathtë, përfshirë edhe kryetaren e Forumit të Gruas së PD për Elbasanin – e cila e ndihmoi sipas saj që të bënte fushatë pranë grave të Partisë Demokratike.
“Kam ndërtuar që prej fillimit një skuadër shumë të mirë, disa përfaqësues shumë të mirë të PS-së, disa që për arsye personale ishin shkëputur më herët. Unë kam arritur që t’i mbledh me një frymë të re dhe ata punuan secili si koordinator në të gjithë bashkitë e Elbasanit,” tha Mila, duke e konsideruar këtë grup njerëzish “një strukturë partie brenda partisë”.
Lakimin e emrit të saj përpara zgjedhjeve ajo e lidh me pritshmërinë e kundërshtarëve se ajo do të ishte fituesja e mandatit të 9-të në Elbasan.
“Nuk do shkoja në një garë për të mos fituar, nuk do të guxoja. Prindërit e mi, bashkëshorti dhe prindërit e tij vijnë nga bota e biznesit, dhe ata (opozita) druheshin për një potencial ekonomik dhe një fushatë shumë të mirë nga ana ime,” i tha ajo BIRN.
‘Fenomen i çuditshëm’
Përveç deklaratave të Berishës apo akuzave nga të tjerë drejtues të PD-së, lidhja e emrit të Milës me grupin e Suel Çelës është një bisedë e zakonshme në qarkun e Elbasanit.
Një votues i opozitës në Peqin, i tha BIRN pasi kishte votuar pranë Qendrës së Kulturës “Ferdinand Deda” se vota në qytet kontrollohej nga bandat. “Këtu janë bandat. Nuk i sheh se i kanë mbyll punët dje e pardje me parë”, tha burri rreth të 50-ave. Ai përmendi specifikisht emrin e Milës dhe këmbënguli se ajo merrte masivisht vota në bashkinë e Peqinit për shkak të mbështetjes së errët.
Vëzhgues lokalë të zgjedhjeve në zonën e Librazhdit po ashtu i thanë BIRN se Mila kishte një prani të fortë edhe në këtë rreth, në të cilin socialistët kishin kandidat kolegun e saj në listë, Olsi Komici. Një anëtar i kësaj force i tha BIRN se mbështetësit e saj shkaktuan përplasje mes socialistëve në këtë qytet.
Një vëzhgues i huaj i zgjedhjeve i tha gjithashtu BIRN se prania e posterave të Milës i tejkalonte kandidatët lokalë, ndërsa e përshkroi fushatën e saj si “fenomen i çuditshëm”.
Fuqinë përtej të zakonshmes të 29-vjeçares e pranojnë edhe votuesit socialistë. Taksisti në të zezë që na shoqëroi nga Peqini në Elbasan të dielën, tha se votoi për Milën pasi ajo i zgjidhi një problem të bashkëshortes në vendin e punës. Ai tha se deputeti aktual i zonës, Saimir Hasalla, po ashtu garues në listën e hapur të socialistëve, nuk ia kishte ngritur telefonin.
“Është shumë e fortë,” tha ai. “Asnjë se njihte atë në Peqin, po do marrë më shumë se Edi Rama”, shtoi burri dhe më pas pyet në mënyrë retorike: ti e di që atë e mbështet Sueli?!”.
Taksisti ishte i bindur që Mila merr në Peqin më shumë vota se Hasalla, ky i fundit i afërm dhe i zgjedhur në 2021 si deputet në zonë me përkrahjen e ish-deputetit Aqif Rakipi – ky i fundit i shpallur non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit për korrupsion në zgjedhje.
Edhe garues mes socialistëve hodhën hije dyshimi për garën. Ky gazetar ishte i pranishëm në një bisedë të kandidatit Florenc Spaho me mbështetës të tij, të cilët e komplimentuan për fushatën model. Spaho u përgjigj gjysëm me ironi se shpresonte që garë të tillë të kishin bërë edhe kandidatët e tjerë të PS-së.
Zyrtarisht, Spaho i tha BIRN se gara mes llojit kishte qenë e moderuar dhe e cilësoi atë të drejtë. “Procesi ka qenë një garë, jo një luftë apo betejë, ka qenë një garë normale,” tha Spaho pas përfundimit të votimit. Pasditen e së mërkurës, Spaho renditej i nënti në listën preferenciale, çka e mban atë jashtë parlamentit.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti u ankua se në Elbasan nuk kishte pasur zgjedhje.
“Unë mendoj që këtu nuk janë grupet kriminale problemi, problemi është qeveria. Kot me u dhënë vlerë atyre,” tha Alizoti, duke iu referuar mbështjes së hamendësuar për Milën.
Kandidatja 29- vjeçare thotë se është ndjerë disi e intimiduar nga ato që i quajti thashetheme, por shtoi se kishte vendosur që të ishte e qetë.
“Përballë thashethemeve nuk ke si të tregosh të vërtetën tënde, por kam vendosur të jem e qetë, ta marr qetësisht, pasi secila alibi që ata duan të zhvillojnë nuk është në interesin tim apo të Partisë Socialiste dhe askujt,” përfundoi ajo./ BIRN
Të fundit


Rinumërimi i votave në Tiranë/ Këlliçi: Po zbardhen manipulime masive të PS-së!
18 Qershor 2025, 14:00
Ayatollah mesazh Trump-it: Çdo ndërhyrje ushtarake do rezultojë në dëme të pariparueshme
18 Qershor 2025, 13:44
Kolegji rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Lezhë
18 Qershor 2025, 13:41

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, 3 prej tyre mbërrijnë në Shqipëri
18 Qershor 2025, 13:23
Mes kaosit dhe abuzimit, a është Shqipëria gati të ofrojë turizëm dinjitoz?
18 Qershor 2025, 13:01
Apeli i GJKKO kthen në qeli ish-prokurorin e Sarandës
18 Qershor 2025, 13:00
SMILE.al - 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!
18 Qershor 2025, 12:42
Akuzohet për fshehje të pasurisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fatos Tushen
18 Qershor 2025, 12:32


Shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, kryesojnë sëmundjet e zemrës, shënojnë rritje vetëv*asjet
18 Qershor 2025, 11:47



Shtyhet pretenca për Jorgo Goron
18 Qershor 2025, 10:59

I dha karamele dhe tentoi të abuzojë me të miturën, arrestohet 60-vjeçari në Maliq
18 Qershor 2025, 10:33
Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë
18 Qershor 2025, 10:21
Riumërimi i votave për Tiranën, i pranishëm në proces edhe Ilir Alimehmeti
18 Qershor 2025, 10:13
Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim Florian dhe Klajdi Mukën
18 Qershor 2025, 10:06
Pse Rusia heziton të ndihmojë Iranin në konflikt me Izraelin?
18 Qershor 2025, 10:00
Lufta Izrael-Iran/ Mbyllet përkohësisht ambasada e SHBA në Jerusalem
18 Qershor 2025, 09:42
“Doja të bëhesha shkrimtar”, Berisha rrëfen ëndrrën e lënë përgjysmë
18 Qershor 2025, 09:33
Autor i disa vjedhjeve, kapet në Durrës hajduti nga Tirana (EMRI)
18 Qershor 2025, 09:24

Taksa të larta dhe diskrimin, pse emigrantët po largohen përsëri nga Gjermania?
18 Qershor 2025, 09:02
Person me rrezikshmëri shoqërore, arrstohet 27-vjeçari në Pogradec
18 Qershor 2025, 08:51
Nis sot rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës
18 Qershor 2025, 08:37
Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja
18 Qershor 2025, 08:23
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
18 Qershor 2025, 08:12
Mot i paqëndrueshëm me alternime vranësirash, ja parashikimi për këtë të mërkurë
18 Qershor 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 Qershor 2025, 07:45

Porsa zgjohet në mëngjes, Trampi pyet: 'Mos m’i ka ngucë dikush shqiptarët'?!
17 Qershor 2025, 22:24
Ish-prokurori: Grupet kriminale janë më të strukturuara në Shqipëri
17 Qershor 2025, 22:02



Korçë/ Një grua bie në kontakt me energjinë elektrike
17 Qershor 2025, 20:55
Hapja e 94 kutive në Elbasan, Himçi: KQZ nuk na i dërgoi të plota pamjet filmike
17 Qershor 2025, 20:45
Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
17 Qershor 2025, 20:38
Vetëm 1 nga 5 turistë flenë në apartamente apo hotele
17 Qershor 2025, 20:25

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus
17 Qershor 2025, 19:46
‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt
17 Qershor 2025, 19:36
Çmimet e karburantit “fluturojnë” pas tensioneve Izrael-Iran
17 Qershor 2025, 19:19
Shqiptarja u vra nga ish-burri, vëllai: E kishte denoncuar për dhunë, askush nuk ndërhyri
17 Qershor 2025, 18:56

Deklaratat e Trump/ PDK e LDK: Kosova duhet të jetë gati për zhvillimet ndërkombëtare
17 Qershor 2025, 18:28
Ushtria iraniane thotë se goditi qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv
17 Qershor 2025, 18:17
Përfundon rinumërimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit
17 Qershor 2025, 18:08
Burimi: Rendi botëror është shkatërruar, si po drejtohet bota sot
17 Qershor 2025, 17:50
Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë
17 Qershor 2025, 17:34
Shqipëria dhe Serbia nisin evakuimet nga Izraeli, Kosova asnjë sqarim
17 Qershor 2025, 17:20
Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet
17 Qershor 2025, 17:10
Atlanta United afër marrëveshjes me qendërmbrojtësin ndërkombëtar të Shqipërisë
17 Qershor 2025, 16:59
Ura mbi Bunë peng i burokracive
17 Qershor 2025, 16:50
‘Kali i bardhë i Celibashit’
17 Qershor 2025, 16:40
Deputeti i PS del nga SPAK, kyç gojën për mediat: Nuk flas dot
17 Qershor 2025, 16:29
Pse është zgjedhur Belgjika për vuajtjen e dënimit nga të dënuarit e Gjykatës Speciale?
17 Qershor 2025, 16:21
Çfarë janë bombat 'shkatërruese të bunkerëve' dhe baza bërthamore e Iranit në një mal
17 Qershor 2025, 16:18
Nënë e bijë dhunojnë 14-vjeçaren në Tiranë
17 Qershor 2025, 16:08
Temperaturat ekstreme, ja ushqimet që duhet të hani për të përballuar vapën
17 Qershor 2025, 16:00


Iu gjet k*nabis, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
17 Qershor 2025, 15:24
Gjendet një trup i pajetë te "Bulevardi i Ri" në Tiranë
17 Qershor 2025, 15:21
Zjarr në Elbasan, përfshihen nga flakët godinat e OST-së
17 Qershor 2025, 15:05

Egnatia mëson kundërshtarin në Champions League
17 Qershor 2025, 14:55
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj kërkon liri me kusht, caktohet seanca
17 Qershor 2025, 14:45
Qytetet më të mira për të jetuar në botë, Vjena bie sërish nga froni
17 Qershor 2025, 14:36
Plarent Ndreca thirret në GJKKO
17 Qershor 2025, 14:31
Kërkon lirimin me kusht, shtyhet seanca për Ervin Salianjin
17 Qershor 2025, 14:17
Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli, pritet të kthehen në Shqipëri
17 Qershor 2025, 14:06

Në fillim “studentë” pastaj deputetë, socialistët nisin të hënën “Akademinë Politike”
17 Qershor 2025, 13:49

Dosja “5D”, GJKKO dënon 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
17 Qershor 2025, 13:27
Lufta Izrael-Iran/ Analiza e "The New York Times": Kush mund të durojë më shumë dhimbje?
17 Qershor 2025, 13:10
Gjykata e Posaçme lë në burg Veliajn, SPAK paraqet prova të reja
17 Qershor 2025, 12:57
Arsim, stabilitet dhe infrastrukturë, 10 qytetet me nivel më të lartë jetese për vitin 2025
17 Qershor 2025, 12:35
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme
17 Qershor 2025, 12:28
Erion Alibej tregon vrasjen e Klevis Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar
17 Qershor 2025, 12:21
Rinumërimi i votave, Himçi: Ka fletë të pavulosura, ja si është krijuar “treni bullgar”
17 Qershor 2025, 12:08
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të çiftit Veliaj-Xoxa
17 Qershor 2025, 11:53
Alibej rrëfen pse e vrau vëllanë e Talo Çelës: Kusho dhe nipçja e ekzekutuan
17 Qershor 2025, 11:41
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Tiranë 54-vjeçari (Emri)
17 Qershor 2025, 11:17
Dështon për herë të 33-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
17 Qershor 2025, 11:05

Ambasadori i BE: Rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin për t’u fuqizuar
17 Qershor 2025, 10:37
Kërkon lirimin nga burgu, GJKKO cakton seancën për ish presidentin Ilir Meta
17 Qershor 2025, 10:24
Salianji kërkon lirimin me kusht, mbahet sot seanca në Gjykatën e Fierit
17 Qershor 2025, 10:15
Kapet me armë zjarri në valixhe, arrestohet në Rinas shqiptaro-kanadezi (EMRI)
17 Qershor 2025, 10:05
Izraeli thotë se ka eliminuar shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit
17 Qershor 2025, 09:52
BIRN: Rinumërimi i kutive të 11 majit do të zgjasë deri në korrik
17 Qershor 2025, 09:32
Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton më 8 korrik rekursin e Veliajt
17 Qershor 2025, 09:22