Flash News

E-TJERA

Sarkazma e Dylgjerit/ Bashkia 2 mil euro për restaurimin e bustit të Skënderbeut në Tiranë: Ti ngjajë Ramës

Sarkazma e Dylgjerit/ Bashkia 2 mil euro për restaurimin e bustit të

Gazetari Ylli Dylgjeri, në një shkrim ironizues në rrjetet sociale shkruan se Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën përmes një fondi 2 milion euro për rikonstruksionin e Monumentit të Skënderbeut në sheshin e kryeqytetit, me qëllim që ti ngjaj Ramës.

Sarkazma e gazetarit vjen pasi gjatë ditës së djeshme kryeparlamentarja, Elisa Spiropali përuroi bustin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te Arbëreshët në Itali,  i cili pati akuza se është i ngjashëm me portretin e kryeministrit Edi Rama.

Shkrimi i Dylgjerit

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën përmes një fondi 2 milion euro për rikonstruksionin e Monumentit të Skënderbeut në sheshin e kryeqytetit.
Me autor Fate Velajn në krye të një grupi skulptorësh, monumentit do ti bëhen disa ndryshime. Do fillohet me kokën që do ti përngjasë Ramës, me vithet e kalit që do ti përngjasin Ballukes, me organet e poshtëme, teskujt Batoni, si dhe po diskutohet kujt Ministrave do tu shkojnë më shumë, si dhe disa nderhyrje të tjera që nuk janë deklaruar nga autoret.
Vepra është në konsultim

Të fundit