Flash News

E-TJERA

Sazanin e kërkoi Rama/ Del letra e senatori amerikan për Affinity Partners: Na jepni emrat me të cilët po punoni në qeverinë shqiptare

Sazanin e kërkoi Rama/ Del letra e senatori amerikan për Affinity

Kjo është letra që Ron Wyden, kryetari i Komitetit të Financës në Senatin Amerikan firmës së investimeve amerikane “Affinity Partners”.

Senatori amerikan kërkon informacion për të gjithë individët dhe entitetet me të cilët po bashkëpunojnë në Shqipëri.

Pjesë e listës me kërkesën e informacioneve është edhe ishulli i Sazanit. “Lutemi të siguroni kopje të të gjitha komunikimeve mes punonjësve të Affinity dhe gjithë anëtarëve të familjes Trump, përfshirë Ivanka Trump, lidhur me Shqipërinë”, thuhet në letrën e senatorit amerikan.

Ndër të tjera, senatori Wyden ka kërkuar edhe informacion mbi vlerën e projekteve që Affinity do të investojë në vendin tonë.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Jared Kushner, do të investojë në Ishullin e Sazanit në apartamente, resorte dhe hotele luksoze. Plani u mirëprit nga kryeministri Edi Rama edhe pse pati zëra kundër dhënies së Sazanit.

LETRA:

Senatori Ron Wyden

Kryetar i Komitetit të Financës

Senati SHBA

Letra drejtuar Affinity Partners

Pika 13. Për të gjitha investimet në imobiliaire (pasuri të patundshme) në Shqipëri që po konsiderohen nga Affinity, lutemi të ofrohet informacioni i mëposhtëm:

  1. Lista e të gjithë individëve dhe entiteteve në partneritet me Affinity në zhvillimin e imobiliare në Shqipëri
  2. Një listë e të gjitha zonave (sites) në Shqipëri që po konsiderohen për zhvillim të imobiliareve në Shqipëri nga Affinity dhe partnerët e tij dhe një përshkrim i planeve të zhvillimit të Affinity për secilën zonë.
  3. Vlera në dollarë që Affinity po konsideron të investojë në cdo projekt imobiliare në Shqipëri, si dhe sasinë e investimit nga cdo partner i Affinity për cdo projekt
  4. Një përshkrim të detajuar të kushteve të të gjitha marrëveshjeve mes Affinity dhe qeverisë së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e imobiliare në Shqipëri. Kjo duhet të përfshijë detaje specifike lidhur me interesat financiare të qeverisë shqiptare në secilin projekt, rolin e qeverisë shqiptare në secilin projekt, dhe marrëveshjet për ndarjen e fitimeve mes Affinity dhe qeverisë Shqiptare për cdo projekt.
  5. Një listë të të gjitha miratimeve dhe lejeve rregullatore që Affinity dhe partnerët e saj kanë nevojë të sigurojnë nga qeveria Shqiptare për realizimin e secilit projekt zhvillimi në imobiliare. Për secilën nga lejet/miratimet rregullatore, specifikoni miratimet e dhëna deri më tani nga qeveria Shqiptare.
  6. Sipas raportimeve publike, Ivanka Trump po luan një rol direkt në negociata lidhur me përpjekjet e Affinity për investime në zhvillimin e imobiliareve në Shqipëri. Lutem të përshkruani rolin e e Ivanka trump në këto projekte, dhe se si ajo arriti të përfshihet në përpjekjet e Affinity për të zhvilluar imobiliare në bregdet në Shqipëri.
  7. Lutemi të siguroni kopje të të gjitha komunikimeve mes punonjësve të Affinity dhe gjithë anëtarëve të familjes Trump, përfshirë Ivanka Trump, lidhur me Shqipërinë.
  8. Affinity tregoi në Komision (e Financës) që ishte qeveria Shqiptare e cila u ofrua e para tek Affinity për të diskutuar një projekt për investime në real estate në Shqipëri. Lutemi të na siguroni një listë të detajuar të personelit të qeverisë Shqiptare, apo individëve që kanë kontaktuar Affinity në emër të qeverisë Shqiptare për të diskutuar zhvillimin në imobiliare në Shqipëri. Lutem të siguroni një listë të punonjësve të Affinity, apo individë të lidhur me Affinity, të cilët janë kontaktuar për herë të parë nga qeveria Shqiptare.

Të fundit