Flash News

E-TJERA

Seanca për Belinda Ballukut dhe vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

Seanca për Belinda Ballukut dhe vartësit e saj, GJKKO tërhiqet

GJKKO është tërhequr për vendim pas 5 orë seancë ndaj Belinda Ballukut dhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Seanca u ndërpre për thuajse 2 orë. Avokatët e Ballukut dhe të dy zyrtarëve të tjerë kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Të fundit