Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
Sfida Shqipëri-Gjeorgji, Sylvinho: Ende nuk e kam vendosur formacionin
Shqipëria sfidon Gjeorgjinë të martën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që do mbahet në “Air Albania”.
Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp në prag të takimit, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Numri një i pankinës së Kombëtares foli për situatën e skuadrës, pas asaj fitorje historike ndaj Ukrainës.
“Unë mund të them se është grup i ekuilibruar. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar.
Mendoj se do jetë një ndeshje shumë e bukur. Gjeorgjia është ekip i fortë. Dua të përfaqësojmë sa më mirë vendin tonë.
Përgjatë një ndeshje mund të bësh disa ndryshime. Ndaj Ukrainës ishim të vendosur mirë. Ndryshimet u bënë në momentin e duhur.
Do të presim e të shohim gjendjen fizike të lojtarëve. Ndoshta, nesër pas drekës do të kemi pamje të qartë.
Është bërë punë e mirë nga stafi. Gjeorgjia është ekip i organizuar, trajneri është detajist. Kanë bërë një Europian shumë të mirë.", tha ai