Flash News

E-TJERA

Shefi i kuzhinës ngre alarmin: Restorantet e hapura për të pastruar para po prishin tregun në Shqipëri

Shefi i kuzhinës ngre alarmin: Restorantet e hapura për të

Shefi i njohur i kuzhinës, Fundim Giepali ka ngritur alarmin se restorantet e hapura për të pastruar para po prishin tregun në Shqipëri.

“Hapja masive e lokaleve, konkurrenca e pandershme, ka krijuar një konfuzion shumë të madh me klientelën”, tha shefi i kuzhinës, Fundim Gjepali, në A2 CNN.

“Lokalet që bëjnë pastrim parash, lokalet nuk dinë, bëjnë investime të pamenduara mirë, pa një plan biznesi, që blejnë produkte shumë të shtrenjta që i shesin më lirë se sa ne që paguajmë gjithçka”, shton ai. 

Sipas tij, fluksi i turistëve duhet menaxhuar me kujdes, pa anashkaluar konsumatorin shqiptar. “Duhet të krijojmë një identitet secili prej nesh. Sepse turistët që vijnë, edhe do të ikin. Ndërsa njerëzit që jetojnë aty për mua janë klientela më e rëndësishme që vijnë e ikin”, tha Gjepali. 

Të fundit