Flash News

E-TJERA

Sherre të dhunshme në Tiranë: Dy vëllezër rrihen ndërmjet tyre, tre vajza përplasen me një grua

Sherre të dhunshme në Tiranë: Dy vëllezër rrihen

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, shtetasit K. B., 35 vjeç dhe E. B., 38 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht dhe kanë dhunuar njëri-tjetrin. Arsyet e nisjes së konfliktit ende nuk dihen.

Po ashtu, një tjetër konflikt ka ndodhur mes disa të rinjve, ku një prej tyre, shtetasi I. Sh., 26 vjeç, është arrestuar pasi ka goditur me sende të forta një 25-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këtij konflikti, tre të rinj të tjerë janë proceduar penalisht, pasi janë rrahur me grushte me njëri-tjetrin.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku tre vajza, shtetaset J. D., 18 vjeçe, J. Sh., 19 vjeçe, H. K., 19 vjeçe dhe A. K., 18 vjeçe, janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetase 37-vjeçare. Të njëjtën akuzë kanë marrë edhe disa adoleshentë që u konfliktuan ditën e djeshme para shkollës "Sami Frashëri" në kryeqytet.

Po ashtu, Policia ka arrestuar shtetasin B. B., 45 vjeç, pasi ka goditur rojen e një shkolle për motive të dobëta.

Materialet procedurale për këto ngjarje iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të fundit