Flash News

E-TJERA

Shiste koka*në pranë një supermarketi, arrestohet shqiptari ilegal në Itali

Shiste koka*në pranë një supermarketi, arrestohet shqiptari

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia në Itali pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se ai u kap në flagrancë, ndërkohë që po shiste kokaine në parkingun e një supermarketi. Pas kontrollit fizik, policia italiane i gjeti 25-vjeçarit shqiptarit 7 doza kokaine në pako të vulosura dhe gati për shitje dhe një telefon celular të cilin e kishte fshehur. Policia sekuestroi sasinë e kokainës dhe telefonin në cilësin e provës materiale.

25-vjeçari shqiptar ishte pa leje qëndrimi në Itali, pa punë dhe po drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedent penal për krime të ngjashme. Ai është arrestuar nga autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria vendosi dëbimin e tij drejt Shqipërisë, brenda 7 ditëve.

Të fundit