Flash News

E-TJERA

Shiste vaj ulliri të falsifikuar, sa vjet burg do të bëjë prodhuesi

Shiste vaj ulliri të falsifikuar, sa vjet burg do të bëjë

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar transmetuam, sesi “Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një cmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapo prodhuar, me një numër të lartë të interesuarish. Emisioni “Stop” kontaktoi  me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra vaj.

Pas porosisë, vaji na erdhi me postë. Me emrin e kësaj firme, nukgjetëm asgjë në QKB, por përvec kësaj, iu drejtuam një laboratori privat për ta analizuar produktin.Profesor Sokol Abazi, ekspert në analiza kimike, tha, se produkti, që ne blemë, nuk është vaj ulliri.

Sipas tij, produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë cdo standardi, madje i rrezikshëm. Babë e bir u vunën nën akuzë për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Beratit ka dënuar shitësin e vajit të ullirit, Alush Agalliu me 3 vjet e 4 muaj, ndërsa i biri Demir Agalliu, do të bëjë 4 vjet shërbim prove. Tv Klan

 

Të fundit