Flash News
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Shkak u bë prishja e pazareve të drogës në Gjermani, detaje të reja nga plagosja e Ervis Nelës
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ditës së djeshme në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë, ku Mario Nela plagosi ditën e djeshme të afërmin e tij Ervis Nelën me armë zjarri.
Bëhet me dije se shkaku i plagosjes ishe prishja e pazareve të drogës në Gjermani.
Sipas informacioneve të afërmit kanë patur disa konflikte në Gjermani për pazare droge, dhe e kishin lënë ti sqaronin në Shqipëri.
Mësohet se autori Mario Nela kishte ardhur nga Gjermania në vendin tonë ditën e martë dhe dje ndodhi takimi me Ervis Nelën, takim i cili përfundoi në plagosje.
Njoftimi i policisë
Plagosën me armë zjarri një shtetas, identifikohen 3 autorët e dyshuar.
Shoqërohen në Polici 2 prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.
Materialet i kaluan Prokurorisë.