Flash News

E-TJERA

Shkodër/ I vihet lëndë plasëse banesës së një 49-vjeçari

Shkodër/ I vihet lëndë plasëse banesës së një

Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e një 49-vjeçari në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në fshatin Dobraç. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së L. H.

Banesa është e pabanueshme prej kohësh, ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqe dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Të fundit