Flash News

E-TJERA

Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur 70-vjeçari në Gramsh

Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur 70-vjeçari

Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar ditën e djeshme për të prerë dru, është gjetur i mbytur në Gramsh.

Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik. I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh, të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.

Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.

Të fundit