Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet shtëpia në Çinar të Lushnjes, familja mbetet në qiell të hapur

Shkrumbohet shtëpia në Çinar të Lushnjes, familja mbetet

Një banesë është shkrumbuar nga flakët këtë të enjte në fshatin Çinar të Lushnjes.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 ku për shkak të një shkëndije elektrike zjarri ka përfshirë banesën.

Raportohet se zjarrin e kanë konstatuar fqinjët pasi në banesë nuk ka patur asnjë person në momentin kur flakët janë përhapur.

Familja ka mbetur në qiell të hapur. Siç shihet edhe në foton e mësipërme banesa është djegur  djegur ndërsa kryefamiljari shihet i përlotur para objektit të shkrumbuar. 

Të fundit