Flash News

E-TJERA

Shqipëria humbi përballë Kilit, Sylvinho: Lojtarët i pashë shumë të karikuar

Shqipëria humbi përballë Kilit, Sylvinho: Lojtarët i

Shqipëria humbi 3-0 përballë Kilit, në stadiumin “Ennio Tardini” të Italisë. Kombëtarja shqiptare nuk arriti të fitonte përballë amerikano-latinëve të Kilit.

Në një reagim pas ndeshjes, trajneri Sylvinho u ndal dhe te ana pozitive e sfidës së humbur, që ishin rastet e shumta që kishte Shqipëria për të shënuar gol. Ai shtoi se përballë kundështarëve të këtij niveli, rastet e rrezikshme janë me rëndësi, por shtoi se ato duhet të finalizohen me gol.

“Sa u përket rasteve për shënim, ndoshta nuk kishte shumë goditje në portë, por ne kishim rastet tona për të realizuar. Kishim një rast mjaft të mirë me Asanin, pastaj kishim një gabim të mbrojtësit të Kilit që për pak nuk u shfrytëzua nga ana jonë kur Bajrami pasoi për Manajn ku nuk arritëm të shënonim. Pastaj kemi pasur edhe një rast me Mucollin. Pra, kemi pasur rreth 6-7 raste shumë të mira për gol dhe nuk janë pak kundër një rivali kaq të vështirë sa Kili. Ne po flasim për finalet e një Europiani, ku kemi rivalë shumë të fortë, dhe sikur të kesh 2-3 raste ndaj kundërshtarëve të këtij niveli është goxha mirë e jo më 6-7 raste të tilla, që gjithsesi, nuk mund të humben.

Sa u përket lojtarëve që erdhën për herë të parë, i kam parë shumë të karikuar. Kanë bërë shumë mirë me klubet e tyre dhe janë në formë të mirë. Kemi një Europian të bukur përpara, por sigurisht para është ndeshja me Suedinë dhe mendojmë për këtë, më pas fokusohemi tek Europiani”, deklaroi Sylvinho.

Të fundit