Flash News

Kosova

Shqipëria i jep energji elektrike Kosovës, ndërpriten kufizimet

Shqipëria i jep energji elektrike Kosovës, ndërpriten kufizimet

Kosova paralajmëroi ndërprerjen e energjisë elektrike për dy ditë për shkak të krizës që ka prekur thuajse të gjitha vendet e botës.

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndihmojë Kosovën me energji elektrike në mënyrë që të vijojë furnizimi i rregullt për konsumatorët. Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka njoftuar se është arritur një bashkëpunim mes Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH)Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Ministria i bën apel qytetarëve dhe institucioneve ta përdorin energjinë me kursim.

Postimi i Ministrisë së Ekonomisë:

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi.

Të fundit