
Flash News
Arrestohet në Vaun e Dejës një 28-vjeçar i kërkuar nga Spanja për trafik droge
Bardhi reagon pas shoqërimit të kandidatit të PD: Nuk intimidohemi nga bandat dhe shkelja brutale e ligjit
Policia shoqëron kandidatin e PD në Fier, Bardhi dhe Baçi shkojnë në komisariat
Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
Bledjon Nallbati reagon pas incidentit në Korçë: Nuk ka patur dhunë, ngjarja u përdor për qëllime politike
Shqipëria, me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë në Europë
Rreth 48% e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Shqipëri janë në rrezik të varfërisë, vlerësoi një raport i fundit i Bashkimit Europian, i cili vlerësoi zhvillimet në arsimin e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Europë.
Siç tregon grafiku i mëposhtëm, fëmijët shqiptarë në rrezik të varfërisë janë më shumë se dyfishi i mesatares se BE-së 23,5% më 2023.
Sipas përcaktimeve të Eurostat, fëmijët konsiderohen të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social, nëse ata jetojnë në familje me të ardhura që janë më pak se pragu 60% i të ardhurave mesatare kombëtare.
Gjithashtu ata konsiderohen në rrezik të varfërisë nëse vuajnë nga privimi i rëndë material dhe social, që do të thotë se familjet e tyre nuk munden të përballojë të paktën 7 nga 13 nevoja për një jetesë normale.
Këto nevoja përfshijnë të pasurit mundësi të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta, të blejnë rroba të reja, të kenë dy palë këpucë që përshtatshme dhe te kenë mundësi të kalojnë një javë pushime larg shtëpisë.
BE vlerëson se në mesin e fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social është e zakonshme të gjesh familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar ose që jetojnë me një prind, ose fëmijë që kanë prindër me paga të ulëta ose të papunë.
Krahasimi i Bashkimit Europian tregoi se Shqipëria kryesoi renditjen për nivelin e lartë fëmijëve në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Turqia dhe Mali i Zi.
Ndër shtetet anëtare, në vitin 2023, përqindjet më të larta të fëmijëve nën moshën 6 vjeç në rrezik të varfërisë e kishte Rumania 35.3%, Bullgaria 34,2% dhe Spanja 34,1%.
Sllovenia është e vetmi vend europian që regjistron më pak se 10% të fëmijëve nën moshën 6 vjeç në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Në Çeki, Kroaci, Luksemburg, Holandë, Poloni, Finlandë dhe Norvegji 12-15% të fëmijëve nën 6 vjeç jetojnë në rrezik të varfërisë.
Të dhënat tregojnë se përqindja e fëmijëve në moshën 0–5 vjeç që përballet me varfërinë ose përjashtimin social ka rënë në shumicën e vendeve evropiane që nga viti 2015. Serbia dhe Rumania spikasin me ulje prej 15.3 dhe 14.4 pikë përqindjeje përkatësisht secila .
Rënie të treguesit kishte edhe në Bullgari, Letoni, Hungari dhe Mal të Zi. Në të kundërt, përqindja e fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimi social është rritur me 8.9 për qind pikë në Turqi që nga viti 2015.
Ndryshe nga Shqipëria një numër i madh vendesh në Europë promovojnë masa lehtësuese dhe mbështetje për familjet që po rrisin fëmijë./ Monitor
Të fundit




Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot
5 Maj 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Maj 2025, 08:01

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë
4 Maj 2025, 21:29


Foto/ Momenti kur policia tërheq me forcë kandidatin e PD në Fier
4 Maj 2025, 20:47



“Java e njishave”, Berisha shfaqet me plis në kokë nga takimi i Mirditës
4 Maj 2025, 19:31
“Te bufi fle një fat vigjilent...”/ Chris LaCivita thumbon hapur Ramën
4 Maj 2025, 19:09
UEFA gjobit Real Madridin
4 Maj 2025, 18:45


Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
4 Maj 2025, 17:32
Aksident i rëndë në Kroaci, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur
4 Maj 2025, 17:17
Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni
4 Maj 2025, 17:03


















Video/ Berishës i rezervojnë një pritje madhështore në Tropojë
4 Maj 2025, 11:27




Analiza për zgjedhjet e 11 majit: Fushata fasadë me pak esencë
4 Maj 2025, 09:43
Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala
4 Maj 2025, 09:13
Përplasja me armë dje në Laç, ndërron jetë gjatë natës në spital i riu
4 Maj 2025, 08:54
Parashikimi i yjeve, 4 maj 2025
4 Maj 2025, 08:37

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Maj 2025, 07:59


Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14





Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë
3 Maj 2025, 11:24

Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan
3 Maj 2025, 10:35
Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të përdhunojë shitësen
3 Maj 2025, 10:03
Shqiptari humb jetën në aksident me motor në Itali
3 Maj 2025, 09:51




Modeli ekonomik, Shqipëria kampione e Europës në ndërtim
3 Maj 2025, 08:49


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Maj 2025, 08:07
Emigranti i revoltuar i'a numëron Ramës: Je kthyer në rrezik kombëtar
2 Maj 2025, 23:04