Flash News

E-TJERA

Shqipëria me një faturë 200 milionë euro nga humbjet në arbitrazh dhe Gjykatën e Strasburgut

Shqipëria me një faturë 200 milionë euro nga humbjet në

Fatura që shteti shqiptar duhet të shlyejë pas vendimeve të gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur në mbi 198 milionë euro, ose rreth 21 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare deri në shtator 2025, mbi 181 milionë euro i përkasin çështjeve të humbura në arbitrazh, ku Shqipëria është detyruar të dëmshpërblejë kompani me të cilat kontratat janë ndërprerë në mënyrë të padrejtë nga autoritetet shtetërore. Prej tyre, rreth 71 milionë euro janë vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në proces.

Ndër çështjet më të mëdha për nga pesha financiare janë ato me biznesmenin italian Francesco Becchetti, si dhe me kompanitë “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petroleum”, sipas A2 CNN.

Një tjetër pjesë e konsiderueshme e kësaj fature, pothuajse 20 milionë euro, vjen nga vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se 17.9 milionë euro janë tashmë detyrime të pranuara nga vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër lidhet me çështje që janë ende në shqyrtim.

Dosjet “Sharrxhi”, “Rista dhe Zela” dhe “Delijorgji kundër Shqipërisë” janë ndër ato që zënë pjesën më të madhe të dëmshpërblimeve që, në fund të ditës, do të rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë.

Të fundit