Flash News

E-TJERA

Shqipëria, mes 5 vendeve me rënien më të lartë të jetëgjatësisë në Evropë. ‘Shkurtohet’ me 1.9 vite

Shqipëria, mes 5 vendeve me rënien më të lartë të

Shqipëria pozicionohet në mesin e 5 vendeve me rënien më të lartë të jetëgjatësisë në Evropë, duke marrë në studim ndryshimin e jetëgjatësisë nga viti 2020-2021.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, të përpunuara nga SCAN Intel, Shqipëria është pozicionuar mes Letonisë, Sllovakisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, si vendet me rënien më të lartë të jetëgjatësisë me 1.9 vite.

Norma e vdekshmërisë për vendin tonë dhe ndikimi i pandemisë kanë lënë shenja më të dukshme se në vendet e tjera.

Të dhënat tregojnë se një i fëmijë i lindur në vitin 2021, bazuar në normat e vdekshmërisë aktuale, pritet të jetojë rreth 75.5 vite. Krahasuar me vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje për Shqipërinë ka rënë nga 77.4 vite në 75.5 vite.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2021 është 80.1 vite. Vendet me jetëgjatësinë më të gjatë të pritur në lindje janë Lihtenshtejni me 84.4 vite, Zvicra dhe Spanja me 83.9 vite dhe 83.3 vite.

Në raport me vendete e rajonit të Ballkanit, Shqopëria është e pozicionuar më mirë. Shifrën më të dobët e mabn Serbia me 72.8 vite, Maqedonia e Veriut me 73.2 vite dhe Mali i Zi me 73.8 vite. Bullgaria dhe Rumania janë dy vendet të cilat regjistrojnë treguesin më të ulët të jetëgjatësisë në lindje me 71.4 vite dhe 72.8 vite.

Në bazë të gjinisë, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ka rënë si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Meshkujt në Shqipëri pritet të jetojnë 73.5 vite, ndërsa femrat pritet të jetojnë 77.7 vite.

Show more

 

Të fundit