Flash News

E-TJERA

Shqipëria sonte përballet me Andorrën, pamje nga dhomat e zhveshjes

Shqipëria sonte përballet me Andorrën, pamje nga dhomat e

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet sot me Andorrën në kuadër të raundit të kualifikuesve të Botërorit. Ndeshja, që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, nis në orën 20:45.

Të dy ekipet futen në këtë sfidë pas disfatave në ndeshjet e para respektive. Andorra u mund 0-1 nga Letonia, ndërsa Shqipëria pësoi një humbje 2-0 përballë Anglisë. Aktualisht, andorrianët janë më lart në renditje për shkak të golavarazhit, megjithatë, Shqipëria konsiderohet si favorit në letër për këtë ndeshje.

Përpara ndeshjes, 2 orë para fillimit, FSHF-ja ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku lojtarët shqiptarë do të mbajnë uniformën e parë të Kombëtares, atë të kuqen. Të gjithë shpresojnë se ky takim do të sjellë një rezultat pozitiv për kuqezinjtë në këtë rrugëtim drejt kualifikimit.

Të fundit