Flash News

E-TJERA

Shqiptarët nuk i binden kushteve të BE-së/ Më shumë se 1.400 aplikuan për azil vetëm në Gusht

Shqiptarët nuk i binden kushteve të BE-së/ Më shumë se

Më shumë se 1400 shqiptarë kërkuan azil në vendet anëtare të BE-së në gusht 2021, një rritje prej 46% krahasuar me korrikun dhe më shumë se dyfishi i asaj të qershorit, duke iu rikthyer një tendence para pandemisë, sipas të dhënave të BE-së. Kjo vjen pasi reduktimi i rasteve me arsye të pabaza të azilit, është një nga kushtet për anëtarësimin në BE që Komisioni pretendon se Shqipëria ka përmbushur.

Sipas statistikave nga EURACTIV, numrat ishin më të lartë se në muajt pak para pandemisë, ku 1,124 u regjistruan në shkurt 2020 dhe 1,122 në janar 2020. Në dhjetor 2019, ishin 1,532 dhe në nëntor 1,672, duke sugjeruar që shifrat aktuale po kthehen në trendin që u ndal për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Bazuar nga aplikimet e bëra në muajin Gusht të këtij viti, afro 1.200 aplikime ishin për herë të parë dhe rreth 230 ishin riaplikime. Shqipëria kishte më shumë kërkesa për azil për muajin Gusht, se sa Ukraina, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë Hercegovina.

Kështu Shqipëria renditej e treta për numrin e azilkërkuesve. E para ishte Turqia me 3.066 kërkesa, e dyta Gjeorgjia me 1.524, Shqipëria dhe më pas Moldavia me 1.139.

Gjithsej 283 shqiptarëve u është dhënë statusi i refugjatit, ose mbrojtja plotësuese në BE që nga janari 2021, pavarësisht se Shqipëria konsiderohet një vend “i sigurt” i origjinës. Ndërkohë, më shumë se 3,500 raste janë ende në pritje.

Zyra e Statistikave të BE-së vuri në dukje se “shqiptarët iu bashkuan 10 kombësive kryesore që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në BE, për herë të parë në dy vjet”.

Pothuajse një çerek milioni shqiptarë kanë kërkuar azil në një shtet anëtar të BE-së midis viteve 2008 dhe 2021, pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila pa 7000 kërkesa vetëm në vitin 2020.

Numrat u ulën pak në vitin 2020 për shkak të pandemisë, por meqenëse masat e udhëtimit janë zvogëluar, numrat janë rritur përsëri.

Sipas raporteve të ndryshme të kryera brenda vendit, arsyet që i shtyjnë shqiptarët të aplikojnë për azil përfshijnë mungesën e vendeve të punës, pagat e ulëta, korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit. Shumë kërkojnë azil edhe për shkak të 'gjakmarrjes', një formë e vrasjes për hakmarrje, përfshirje në krimin e organizuar, të qenit viktimë e krimeve të tilla si trafikimi, madje edhe përndjekja politike.

Një trend shqetësues i kërkesave per azil është konstatuar edhe te të miturit, të cilën largohen drejte vendeve të BE-së të pashoqëruar. Rreth 60,000 besohet se janë larguar në vend.

Sipas EURACTIV, arsyet më të shpeshta që i ccojnë të miturit drejt azilit janë: trafikimi seksual, gratë që ikin nga martesat e planifikuara, dhunë e rëndë në familje, keqtrajtim policor dhe sulme për shkak të etnisë politike.

Kujtojmë se reduktimi i kërkesave për azil është kusht për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila shënon fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim në BE.

Një rritje e mprehtë e numrit të azilit sugjeron se situata kërkon më shumë punë dhe monitorim përpara se të deklarohet përparimi.

Të fundit