Flash News

E-TJERA

Shtetasi grek mbërrin pa shenja jete në spitalin e Sarandës, personat që e shoqëronin largohen me automjet

Shtetasi grek mbërrin pa shenja jete në spitalin e Sarandës,

Një shtetas grek është dërguar mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës pa shenja jete, nga disa persona që më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Viktima është identifikuar si Pavlos Simeriontakis, 48 vjeç, nga Athina. Sipas të dhënave paraprake, personat që e shoqëronin e kanë lënë në ambientet e spitalit dhe janë larguar menjëherë me një automjet të bardhë me targa greke.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë pranë spitalit, është konstatuar lëvizja e tyre e shpejtë pas braktisjes së viktimës në hyrje të urgjencës.

Ndërkohë, nga ekzaminimi paraprak i trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë arrest kardiak.

Të fundit