Flash News

E-TJERA

Shtetati Bektashi, ambasadori gjerman për DW: Ende herët për të bërë deklarata

Shtetati Bektashi, ambasadori gjerman për DW: Ende herët për

Plani për Shtetin Bektashi, i shpallur nga kryeministri Edi Rama, ngjalli reagime pro dhe kundër, ku pjesa dërrmuese e kanë cilësuar një precedent të rrezikshëm që çon në përçarje fetare.

Pas Bashkimit Evropian që theksoi se ishin për tolerancë fetare, ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.

I pyetur për planet për mikroshtetin e Urdhrit Bektashi në një prononcim për Deutsche Welle, Bergner tha se është ende herët për të bërë deklarata lidhur me këtë çështje.

"Ka shumë hapa të brendshëm që duhet të ndiqen përpara se kjo çështje të shtrohet për diskutim në tryezë. Dhe nuk është e dobishme që ta diskutojmë apo ta komentojmë në këto momente. Ne kemi shumë simpati për Urdhrin Bektashi. E kam vizituar disa herë Baba Mondin, por pyetja: nëse shteti është prezantimi i duhur dhe a do ta njohë komuniteti ndërkombëtar atë, është krejtësisht diçka tjetër” – tha për Deutsche Welle-n ambasadori gjerman në Tiranë.

Të fundit