Flash News

E-TJERA

Shteti bektashi, Auron Tare: Nëse doni t'i ndihmoni, kthejuni pronat!

Shteti bektashi, Auron Tare: Nëse doni t'i ndihmoni, kthejuni pronat!

Plani për të krijuar një shtet sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë ka krijuar debate të shumta. 

Për studiuesin Auron Tare, krijimi këtij shteti është një ide jo serioze. Duke folur në Report tv, ai tha se nëse duan që t'i ndihmojnë bektashinjtë duhet që t'i rikthejnë pronat dhe t'i ndërtojnë shkolla.

Sipas studiuesit, Bektashinjtë kanë ndihmuar në pavarsinë e shtetit shqiptar dhe nuk kanë pasur përkrahje.

“Bektashjanët dhe françeskanët dhe kanë qenë dy urdhrat fetar që kanë ndihmuar shumë në forminin e konceptit të autonomisë shqiptare, kanë shkruar dhe kanë kërkuar pavarësinë e Shqipërisë nga perandoria otomane, por nuk kanë pas ndonjë mbështetje nga shteti shqiptar dhe nëse dikush do të dojë që ta ndihmojë këtë urdhër kaq interesat, do ishte e udhës që ti ktheheshin pronat, të ndihmohej kleri i paktë bektashi me një shkollë, që të ndihmonte të rinjtë, që të kishin mundësi që të studionin. Të krijosh një shtet në Tiranë me idenë e Vatikanit mendoj se është shaka, se shoh si serioze”, tha ai.

Tare shton se krijimi i këtij shteti do të shërbejë vetëm për zhvillimin e turizimit kulturor.

 “Në fakt mua më pëlqeu në fakt sepse mu duk si një ide për zhvillimin e turizmit kulturor. Vetëm në këtë aspekt bënë sens sepse në aspekte të tjera nuk bënë sens", tha Tare. 

Të fundit