Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Shtrëngata dhe stuhi e fortë, parashikimi i motit për fundjavën
Meteorologia Lajda Porja, tha se reshjet dhe shtrëngatat e shiut do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë kohës, ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, në fundjavë.
Mes të tjerash, Porja thekson se kjo e premte do karakterizohet me reshje shiu të vazhdueshme. Gjithashtu, sipas meteorologes edhe fundjava do ketë prezencën reshjesh, por e diela do t’i ketë më të pakta.
“Një fundjavë tipike vjeshte në këtë fundjavë. Reshjet kanë filluar që pas mesnatë dhe sot kanë përfshirë të gjithë territorin shqiptar.
Parashikohet që dita e sotme të jetë me rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës, herë pas here do shoqërohen me stuhi të forta ere, në fakt do kemi dhe rrezikshmëri përmbytje lokale, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe disa zona të ultësirës perëndimore.
E shtuan dhe e diela me vranësira dhe reveshe shiu, ku të shtunën kemi rrebeshe të herëpashershme, kurse e diela, edhe pse do ti ketë prezente reshjet, do t`i ketë në sasi të pakta”, tha ajo.