Flash News

E-TJERA

Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, Meloni: Duhen edhe disa javë që të jetë perfekt

Shtyhet sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër,

Është shtyrë sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, i ngritur sipas marrëveshjes mes Shqiëprisë dhe Italisë. 

Lajmi u konfirmua nga kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni pas takimit me kreun e qeverisë britanike, Keir Starmer. 

Ajo dekalroi se duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë gati, shkruan Ansa.

“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë, nuk më intereson”, tha ajo. 

 

Të fundit