Flash News

E-TJERA

Shtyhet sërish seanca në Apel për Adriatik Llallën, arsyeja

Shtyhet sërish seanca në Apel për Adriatik Llallën, arsyeja

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla më 29 korrik. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj.

Adriatik Llalla ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, por ka kërkuar që vendimi të jepet në prani të avokatit të tij.

Trupa gjykuese për çështjen e ish-kryeprokurorit përbëhet nga Nertina Kosova, relatore, ndërsa dy anëtarët e tjerë janë Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.

Kujtojmë se seanca e parë në Apel për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ishte më 12 Korrik, por atëhere u shty për më 16 korrik, pasi avokati mbrojtës kërkoi më shumë kohë për t’u përgatitur, ndërkohë që edhe e sotmja u shty sërish.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të ankimojë në apel vendimin e 20 Majit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai u dënua nga kjo gjykatë me dy vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, pasi akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Llalës iu konfiskuan dhe disa pasuri si 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Të fundit