Flash News

E-TJERA

Silenciator, kallashnikov e snajper fshehur në garazh, sekuestrohet arsenali i armëve në Tiranë

Silenciator, kallashnikov e snajper fshehur në garazh, sekuestrohet

Është gjetur një arsenal armësh i fshehur në garazhin e një pallati 5-katësh në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë.

Mësohet se janë sekuestruar rreth 10 armë të tipit silenciator, kallashnikov dhe snajper. Në pranga është vënë edhe poseduesi i armëve. Dyshohet se në zonën ku u sekuestruan armët ushtrohej aktivitet kriminal.

Pak ditë më parë në kryeqytet u gjend një depo me armë, e cila mbahej në një banesë private. Bashkë me armët u gjetën edhe pajisje që shërbenin për të modifikuar armët e zjarrit e që dyshohet të jenë porositur nga grupe kriminale.

Të fundit