Flash News

E-TJERA

Bllokimi i sistemit TIMS në Shqipëri, SHBA: Dënojmë sulmin kibernetik kundër aleatit tonë

Bllokimi i sistemit TIMS në Shqipëri, SHBA: Dënojmë sulmin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri nga ana e Iranit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në një postim në twitter shkruan se mbështer vendin tonë në përpjekjet për të rikthyer në normalitet sistemin.

 “Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë.

Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, thuhet në postim.

Bllokimi i sistemit TIMS në Shqipëri, SHBA: Dënojmë sulmin

Të fundit