Flash News

E-TJERA

Skandali i AKSHI-t, Ish-drejtori i policisë: Kanë rrezikuar jetën e njerëzve në dobi të krimit

Skandali i AKSHI-t, Ish-drejtori i policisë: Kanë rrezikuar jetën

Ish-drejtori i policisë, Krenar Ahmeti foli mbi skandalin e AKSHI-t, që ka çuar në arrest shtëpiak drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj.

I ftuar në News 24, Ahmeti thekson se AKSHI ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke mos ruajtur informacionet dhe duke lënë portat hapur.

Në këtë mënyrë i është lënë dera e hapur krimit, për të gllabëruar këto informacione ku ka të dhëna edhe për tenderë.

Krenar Ahmeti: AKSHI e bënë shosh se komuniteti do e kuptojë shumë mirë se është koha e përpunimi të datave. E kanë bërë shosh, njerëz të papërgjegjshëm shkelin ligjin me dy këmbë dhe informacionet konfidenciale, kanë shkelur ligjin e përdorimit të këtyre informacioneve.

Nuk ruhet informacioni, lihet porta hapur, futet hakeri. me një touch, ti o parti hallall e paç. Informacioni është fuqia e pestë. Edhe AKSHI është një pushtet. Përmendin Europol, nuk është gjë tjetër veçse një magazinë e madhe me servera ku punohet pa ndërprerje të gjithë të dhënat, i jep fuqi ligjore eurojust.

Dhe AKSHI nuk është tjetër një Diellë që është bërë më përpara. Kush e ka informacioni? Duhet të mbajnë përgjegjësi ato njerëz, informacioni sado i thjeshtë. AKSHI nuk gjë tjetër veçse një institucion ku replikimi i këtyre të dhënave duhet të ishte i sigurt. Është rrezikuar jeta e përditshme e individit. Krimi ecën me shpejtësi të frikshme. Dinë ku lëvizin tenderat, ku janë targat. Një inxhinier që e di shumë mirë të futet në sintaksë, AKSHI duhet të mbronte këto të dhëna. Lanë portat hapur.

Të fundit