Flash News

E-TJERA

Skandali me diplomat false, eksperti i arsimit: Në universitetin privat punonin edhe drejtues të lartë të MAS

Skandali me diplomat false, eksperti i arsimit: Në universitetin privat

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ka reaguar me një apel për opozitën dhe Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik që të kërkojnë llogari sa i takon skandalit të diplomave nga Tirana për shtetas të Italisë, i zbuluar së fundmi nga hetimet e Guardia di Finanzia. 

Në një postim në rrjetet sociale, eksperti shkruan po ashtu se në universitetin privat në hetim punonin me kohë të pjesshme dhe të plotë drejtues dhe ish drejtues të lartë të MAS.

"Pres me padurim që Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, në Kuvendin e Shqipërisë, të thërras në një seancë dëgjimore, Ministren aktuale dhe ish Ministret e Arsimit nga 2016 e deri më sot, si dhe drejtues dhe grupet e akreditimit të ASCAL, për shitjen e diplomave falco në Itali.
Duhet të kujtojmë me këtë rast, që IAL jo publike, që dyshohet për dhënien e diplomave është akredituar nga me të parat nga MAS dhe madje në muajin gusht, si dhe në të punonin me kohë të pjesshme dhe të plotë drejtues dhe ish drejtues të lartë të MAS.
Mos të harrojmë të mbajmê të njëjtin qëndrim si edhe në një rast të ngjashëm vite me parë me protagonist italianët.
Po ashtu shpresoj që opozita, të kërkoj një interpelancê urgjente me znj. Nikolla, Kushi, Shahinaj dhe Manastirliu, për këtë çështje", shkruan eksperti.

 

Të fundit